Një 45 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke mbrëmjen e shkuar.
Ai është arrestuar me 33 kg drogë e llojit kanabis sativa. Operacioni u organizua nga policia greke në rajonin e Kosturit.
Droga ishte fshehur në bagazhin e automjetit, që drejtohej nga 45-vjeçari, dhe ishte ndarë në disa pako të vendosura në dy çanta.
Sipas hetimit të policisë, droga ishte trafikuar nga Shqipëria dhe kishte në hyrë në Greqi para disa ditësh dhe më pas do të shitej në tregun vendas, kryesisht në Selanik.
Policia helene ka sekuestruar gjithashtu edhe automjetin e shqiptarit, dy celularë dhe karta Sim.
/Dita/