Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar, pasi u kap duke ruajtur 130 kg hashash në një pyll të Kastorias, në Maqedoninë perëndimore.
Droga ishte ndarë në 29 pako, të cilat ishin fshehur brenda 6 valixheve dhe një thesi. Sipas autoriteteve atje, droga peshonte 129.97 kilogramë.
Policia gjithashtu konfiskoi një telefon celular. 27-vjeçari, i cili kishte hyrë ilegalisht në Greqi, do të paraqitet në Prokurorinë e Kastorias për t’u njohur me akuzat ndaj tij.
a.ç