• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapet italiani në Tiranë, depozitoi në bankë 640 mijë euro të dyshimta

by Aalison Pearse Stevens
25/02/2016 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për shtetasin italian A. Donadon, i dyshuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, pasi ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri shumën prej rreth 640.000 euro, me burim të pajustifikuar. Ky shtetas ka sjellë në bankë disa çeqe për klering nga një bankë e San Marinos. Këto çeqe, pas mbarimit të afatit 45 ditor dhe verifikimit financiar, nëse rezultojnë të rregullta, konvertohen në para që i kreditohet personit që ka depozituar çeqet. Nga veprimet paraprake procedurale, Prokuroria e Tiranës dyshon se shtetasi italian A. Donadon, po kryen veprimtarinë e pastrimit të parave, pasi vërtetësia e çeqeve nuk është konfirmuar. Në këto kushte, Prokuroria urdhëroi ndalimin e tij, i cila është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Për vërtetimin e burimit të fondeve të përshkruara më sipër, A. Donadon ka depozituar në bankë një kontratë depozite bankare si dhe një statement llogarie personale pranë bankës të San Marinos të datës 11 prill 2014, e cila tregon se në këtë datë ka një gjendje prej 729.846 euro, por që nuk kuptohet se nga është burimi i këtyre fondeve. Gjithashtu shtetasi italian A. Donadon ka deklaruar në bankë se ka marrëdhënie biznesi të firmës së tij me Shqipërinë (furnizon klinikat dentare me aparatura) ndër të tjera dhe institucionin “XXXX’, dhe se dëshironte të zhvendoste një pjese të aktivitetit të tij këtu, por nuk kishte ende ndonjë investim/dokumentacion mbi projekte biznesi.

Nga të dhënat dhe QKR në emër të A. Donadon, nuk rezultojnë të dhëna të tjera përveç transaksioneve të përshkruara më sipër. Nuk rezulton biznes i regjistruar. Si konkluzion nga informacioni për referimin e veprës informohemi si vijon: Vlera e konsiderueshme prej 640.000 euro e çeqeve të depozituara njëherësh.

Dokumentacioni justifikues i paqartë për burimin e fondeve.

Fondet vijnë nga San Marino, vend i njohur si parajsë fiskale, ndërsa shtetasi A. Donadon ka deklaruar se ka aktivitet biznesi në Itali. Tërheqjet cash në vlerë të konsiderueshme për investime dhe deklaratat e pa vërtetuara për aktivitet biznesi. Në rrugë operative rezulton se ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi, i cili ehte proceduar nga drejtësia italiane për mashtrime në shuma të mëdha në fushën financiare.

Në këto kushte është regjistrua procedimi në fjalë. Ndërkaq, ky procedim është deleguar për hetime të mëtejshme në polici. Kjo e fundit nga hetimet e mëtejshme ka konstatuar se A. Donadon për të justifikuar burimin e këtyre të ardhurave dhe arsyen e tërheqjes së tyre nga Banka XXXX, ka depozituar në bankë një faturë e blerje të pajisjeve dentare nga shoqëria “A…..” si dhe faturën e shitjes së tyre Kompleksit Spitalor “xxxx”. Në vijim të hetimit policia gjyqësore ka provuar se këto dy fatura janë fatura fiktive, fakt që rezulton i provuar nga informacioni dhe deklarimi kompanive private që shtetasi italian deklaron se ka raporte financiare. Nisur nga sa më sipër, lindin dyshime të arsyeshme për burimin e këtyre fondeve. Në këto kushte, nga policia gjyqësore, më 24 shkurt 2016, ora 20:00 është ndaluar shtetasi A. Donadon, për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Next Post

Ronaldo ndalohet të takojë Papën, për shkak të shoqërueseve të veshura me të bardha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj

March 9, 2026
Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

March 9, 2026
Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

March 9, 2026
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

March 9, 2026
Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

March 9, 2026
Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

March 9, 2026
Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

March 9, 2026
Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

March 9, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin iranian në Turqi: Kjo që po ndodh është alarmuese

March 9, 2026
Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In