Policia e Tiranës ka mundur që të prangosë pas më shumë se 10 ditësh autorin e dytë të dhunimit në autobusin e Kamzës të oficerin e antidrogës.
Sipas policisë, në pranga ka rënë Alltan Dafku, 25-vjeç, pasi ndaj tij edhe gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për dhunën e ushtruar ndaj oficerit, pas një tentative grabitje.
Agjenti i antidrogës është dhunuar fizikisht nga tre grabitës, pasi nuk arritën t’i vjedhin portofolin, më 22 shtator.
Agjenti ka arritur t’i kapë në momentin që po i merrnin portofolin nga xhepi, por tre personat ia kanë kthyer me shqelma e grushta, duke i thyer nofullën në dy vende.
Agjenti u dërgua në për kurim në QSUT.
shqiptarja.com/d.i.