Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person, pasi akuzohet për disa vjedhje.
Mentadent Veinca, 27 vjeç, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe u arrestua, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, kishte nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes.
Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q.
Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh.
Më datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe një bagëti të trashë (Lopë).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme
a.ç