• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kapet grupi kriminal që vinte gjoba

by
22/04/2015 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka ndërmarrje një aksion ku ka vënë në pranga 5 persona të akuzuar për gjobvënie, mes të cilëve është edhe Pajtim Serjani, i cili ishte shënjestra e atentatit të 5 janarit në rrugën e Kavajës ku edhe mbeti i plagosur.

Operacioni i bluve të Tiranës i koduar “Burgu Skajp” u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, pas një hetimi disa mujor. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se gjithçka ka nisur pas denoncimit të një biznesmeni.

Grupi kriminal dyshohet se vinte gjoba ndaj biznesmenit ndërsa më pas kërkonte 10% të xhiros vjetore, duke e kërcënuar.

Policia e Tiranës ekzekutoi 5 masa sigurie “Arrest me burg” për shtetasit:

1 – Genc Shpetim Ferati, 37 vjeç, i cili po vuan një dënim në IEVP Peqin,  i dënuar më parë për “Vrasje”;

2 – Pajtim Xhevair Serjani, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “Për moskallzim krimi”;

3 – Arianit Gezim Luli, 31 vjeç, banues në Tiranë;

4 – Ditmar Dilaver Reçi, 31 vjeç, banues në Tiranë;

5 – Klevis Ali Kardashi, i njohur me nofkën “Kinezi”, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim:

– shtetasi me iniciale E. K. 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, për “Armëmbajtje pa leje,”si edhe  shtetasi me iniciaale A. H. 45 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë, për “Vrasje”.

Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga data 6 shkurt 2015 e në vazhdim  me anë të shtrëngimit, kanosjes dhe dhunës fizike e psiqike i kanë marrë përqindje aksionesh nga aktiviteti i biznesit një shtetasi në Tiranë, si dhe i kanë kërkuar një shumë parash, duke pretenduar ndarjen e fitimeve nga aktiviteti tregëtar.

Grupi drejtohej nga shtetasi Genc Ferati, i cili komunikonte nga qelia e burgut të Peqinit nëpërmjet rrjeteve sociale, me të dëmtuarin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Policia e Tiranës sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

·  200 copë kartmonedha të prerjes 100 euro të falsifikuara

·  5 aparate celularë

·  dy mjete, “Audi-Q-7” si dhe një mjeti i blinduar “Mercedes Benz”.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim”

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Veliaj: Marrëveshjet vijojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In