Policia Kufitare ka kapur një gomone në Gjipé të Vlorës, e cila dyshohet se transportonte drogë. Burime zyrtare bënë me dije se në pranga kanë rënë 3 persona nga Vlora, që ishin në mjetin lundrues, 6 metra e gjysmë e gjatë. Mësohet se në gomone nuk kishte pasur lëndë narkotike.
Pak ditë më parë, një gomone u gjet e djegur në Gjirin e Gramës, e cila përdorej për transport droge. Pasi ishin vënë në ndjekje të saj, mjeti u gjet i djegur, dhe në një zonë të pyllëzuar u sekuestruan mbi 2 ton kanabis. Sakaq, policia është ende në kërkim të trafikantëve.
BW/d.i.