• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapet “Eskobari” i Tiranës, bosi shqiptar i narkotrafikut mbushi Italinë e Veriut me drogë

by Java News
29/10/2017 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 36 vjeçar dhe e dashura e tij janë arrestuar nga policia italiane me 22 kg marijuanë dhe hashash të fshehur në një makinë që kishte ardhur nga Shqipëria.

Tashmë në sallën e gjyqit ka dalë gruaja, ndërsa burri pritet të dalë në gjykatë gjatë muajit dhjetor.

Karabinierët zbuluan një makinë të dyshimtë jashtë apartamentit të çiftit, ku edhe është kryer shkarkimi i një ngarkese që më pas rezultoi të ishte drogë. Shtëpia ishte vënë nën vëzhgim prej kohësh.

Pakot e mëdha të drogës ishin ndarë në pako të vogla, duke u fshehur në një dollap në ballkon.

Gruaja fillimisht ka deklaruar se ishte mysafire në banesë, por nuk ka rezultuar kështu pas hetimeve, ndërsa kishte një kartë identiteti false, shkruan “Ilgiorno”.

Megjithëse nuk jepet emrit i tij, mediat lokale italiane shkruajnë se shqiptari ishte angazhuar fuqimisht në trafikun ndërkombëtar të drogës të destinuar kryesisht për në krahinën e Brescia-s dhe në përgjithësi në Italinë veriore, teksa konsiderohet si një prej bosëve më të kërkuar të narkotrafikut në Evropë.

Siç shkruan sot (29 tetor)“Bresciaoggi”, të dhënat hetimore janë të pakta rreth të arrestuarit, me shpresën për të arrestuar edhe anëtarët e tjerë të organizatës që dyshohet të jenë shqiptarë.

Ai konsiderohet si një lloj “Pablo Escobar” i Tiranës, pronar i një zinxhiri klubesh të natës dhe ndërkohë ndodhej nën një urdhër arresti evropian.

Policia i ka gjetur 36-vjeçarit një kartë të rreme identiteti.

Sipas medias lokale, operacioni i koduar “Trafiku i fundit” bëri të mundur arrestimin e tij, i cili ishte fshehur në një dollap, por që u zbulua gjatë kontrolleve, shkruan oranews

Hetimet kanë zbuluar se 36 vjeçari ka mbajtur marrëdhënie me eksportues shqiptar të drogës dhe shitës italianë në mes të Brescia, Milanos dhe Bergamos.

Hetimet kanë zbuluar se shqiptarët shtrydhnin marijuanën dhe hashashin në cilindra të posaçëm. Operacioni është ende në vazhdim me shpresën e arrestimeve të tjera.

a.ç

Next Post
VIDEO/ ‘Skandali CEZ’, Gruaja e Ismailajt implikon Metën: Kërkonte miliona euro prej kompanisë çeke, kemi sms-të

VIDEO/ 'Skandali CEZ', Gruaja e Ismailajt implikon Metën: Kërkonte miliona euro prej kompanisë çeke, kemi sms-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In