Policia e Fierit vuri në pranga një 33-vjeçar pasi u kap me disa doza kanabisi dhe kokaine.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrance Aligerto Muska, 33 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja” Fier.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kastriot” , gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materjale 5 doza lëndë e narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, dhe 1 dozë lëndë e narkotike dyshuar Kokain”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal./a.m.