• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapet autori i vrasjes së të moshuarit në Zall Bastar

by F M
15/01/2025 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall Bastar. Shtetasi Isuf Hasa është kapur nga autoritetet dhe akuzohet për krimin e rëndë. Në kuadër të hetimeve, është gjetur edhe sendi i përdorur në krim, si dhe paratë që janë vjedhur nga viktima.

Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e shtëpisë së Xhemal Metës, ku trupi i tij i pajetë u gjet më 10 janar. Fillimisht, autoritetet e raportuan ngjarjen si një aksident, por hetimet më pas zbuluan dëmtime të rënda në kokën e të moshuarit, që ishin shkaktuar nga goditje me sende të forta.

Në vijim të hetimeve, u zbulua se ngjarja kishte karakter kriminal dhe pas një pune intensive, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar, Isuf Hasa, që tashmë ndodhet në pranga. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht motivet e krimit dhe përfshirjen e të tjerëve, nëse ka.

Sipas tij, babain e gjetën të shtrirë për tokë dhe të gjakosur në hyrje të banesës dhe fillimisht dyshuan se ishte një ngjarje aksidentale.

Ai shtoi se i ati jetonte i vetëm në fshatin afër Tiranës, por që gjatë fundjavës vinte për vizitë te fëmijët në kryeqytet.

“Të hënën në mëngjes e kemi marrë disa herë dhe s’na është përgjigjur. E prisnim të vinte në Tiranë se kishim një rast aty në shtëpi. Jemi nisur drejt shtëpisë, rreth orës 10:30 e kemi gjetur të shtrirë përpara hyrjes së shtëpisë, në oborr.

Fillimisht menduam se ishte rrëzuar. S’kemi pasur konflikt me dikë që të mendonim se mund ta kishin vrarë. Kishte 20 vjet që jetonte këtu. Më tepër rrinte këtu, vinim dhe e vizitonim dhe në ditën e premte vinte në Tiranë tek ne.

Trupin nuk e prekëm, kemi marrë në telefon policinë dhe pasi iu bë ekspertiza zbuluam se ishte goditje nga mbrapa. S’ka pasur konflikte me njeri. Plaku e ka pasur mirë me të gjithë. Kemi lënë shtëpinë vetëm dhe s’ka ndodhur asgjë”, tha djali.

Ai shtoi se nuk ka asnjë person që dyshon se mund të ketë kryer aktin e rëndë.

I biri tha se shtëpia nuk ishte grabitur, por mungonte vetëm kuleta personale e të atit e cila nuk iu gjet në xhep.

“Nuk kemi pasur gjë brenda për ta vjedhur. Gjërat personale që kishte me vete, kuleta nuk është gjetur. Nuk kam asnjë dyshim pasi nuk kemi pasur konflikte të dyshoj tek dikush. Kjo është zonë e qetë, s’ka ndodhur kurrë gjë”, tha ai.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar për t’u pyetur 20 banorë të fshatit dhe po vijon punën për zbardhjen e plngjarjes.

Next Post
Vrasësit e 30-vjeçarit, nga Vlora? Dyshimet e policisë mbi ekzekutimin e Kristian Markut

Vrasësit e 30-vjeçarit, nga Vlora? Dyshimet e policisë mbi ekzekutimin e Kristian Markut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In