Zbardhet plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Cërrnic të Tropojës, ku mbeti i plagosur në gjendje të rëndë një person.
Nga ana e policisë u arrestuan në flagrancë i dyshuari për krimin Sajmir Margjekaj, 39 vjeç, banues në Rosuje, Tropojë.
Ai akuzohet se në vendin e quajtur “Ura e Bujan”, në fshatin Cërrnicë, mbrëmjen e 23 prillit dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me thikë S. M., 36 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për “Moskallëzimi i krimit”, konkretisht A. L., 54 vjeç, banues në Bujan; R. V., 52 vjeç, banues në Bujan dhe R. G., 54 vjeç, banues në Sopot.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tropojës, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i Krimit”.
/a.r