Një person është prangosur nga autoritetet e Bulqizës pasi u konstatua se në banesën e tij kishte armë dhe municione.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se kanë qenë qytetarët që kanë raportuar për këtë situatë.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas në fshatin Tërnovë posedonte armë zjarri pa leje, u kontrollua shtëpia e shtetasit R. R.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe 110 m fitil zjarrpërcjellës.
Specialistët për Hetimin e Krimit, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan 56-vjeçarin, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burg deri në 7 vjet.
/a.r