Policia greke ka goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në fshatin Vassiliko Pogoniou të Janinës, që ndodhet pranë kufirit shqiptar, janë arrestuar tre trafikantë shqiptarë.
Atyre ju sekuestrua 234 kilogramë hashash. Policia e Janinës thotë se droga transportohej me makinë.
Mediat lokale nuk kanë bërë me dije emrat e shqiptarëve të arrestuar.
a.ç