Mallra ushqimorë kontrabandë janë sekuestruar në Portin e Durrësit.
Sipas autoriteteve portuale, bëhet fjalë për një detyrim të munguar doganor prej 700 mijë lekësh.
“Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore në Degën Doganore të Durrësit.
Mallrat, të cila ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi (fason), ishin të padeklaruara.
Vlera e këtyre mallrave, të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore, kap shifrën e 700 mijë lekëve”, thuhet në reagim.
/a.r