Vijon puna e policisë në luftën ndaj paligjshmërisë duke vënë nën pranga shkelësit e ligjit, edhe kur ata janë nënpunës shtetërorë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme forcat “Shqiponja” kanë vënë nën pranga 4 persona, mes tyre edhe një inspektor tatimesh dhe një zjarrfikës.
Arrestimi i tyre u krye pasi u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lende narkotike e tipit kanabis sativa si edhe armë të ftohta.
Patrulla e “Shqiponjave” e paisur me kamera trupi pas kontrollit vuri nën pranga 4 shkelësit e ligjit.