Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia zvicerane në qytetin Zyrih, pasi u kap me 100 gramë heroinë në një taksi që drejtohej prej tij.
Me dyshimet se shqiptari ishte një trafikant më i madh i lëndës narkotike, policia bëri kontroll edhe në banesën e tij ku gjeti edhe 3.3 kg heroinë.
Në pranga ra dhe një shtetase zvicerane 47-vjeçe, e cila jetonte në një banesë me shqiptarin./a.m.