Dy shtetas kosovarë u ndaluan në pikën kufitare ‘Tre Urat’ në Përmet pasi tentuan të fusnin brenda territorit shqiptar 25 mijë paund të padeklaruara.
25 mijë paundët u gjetën gjatë një kontrolli të imtësishëm në mjetin me targa angleze YC54WSU me drejtues Ardian Ndreka dhe pasagjer Rahman Berisha, të dy nga Kosova, ndaj të cilëve nisi dhe procedimi penal për mosdeklarim të parave në kufi.
Gjithashtu sipas policisë Ardian Ndreka për një periudhë 3-vjeçare ka futur në Shqipëri 15 mjete me targa angleze në periudha të ndryshme kohore duke përdorur pika të ndryshme të kalimit kufitar.
Policia kufitare sekuestroi paratë dhe mjetin me të cilën po udhëtonin dy kosovarët, në cilësinë e provës materiale dhe ia kaloi ato Prokurorisë së Përmetit.
/e.rr