Dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç u arrestuan këtë të mërkurë nga policia greke në ishullin Kos pasi u kapën me heroinë dhe hashash.
Shqiptarët ishin nisur me traget nga Pireu dhe janë vënë në pranga sapo kanë zbritur në ishin pasi ishin mbajtur në përgjim nga policia.
Dy të rinjtë kishin si qëllim ta transportonin drogën dhe lëndën narkotike në ishullin Kalymnos. Pas verifikimeve rezultoi se ata kishin 326 gramë heroinë në nëntë qese dhe rreth një kg kanabis./a.m.