Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës.
Sipas njoftimit, Arjan Pecollari dhe Arjan Telo u shoqëruan në komisariat pasi dyshohet se vidhnin portofola.
Sipas të dhënave, grabitësit rakordoheshin me njëri-tjetrin dhe kryenin vjedhje kryesisht te Poliklinika në Vlorë.
Ata ishin shpallur në kërkim pesë muaj më parë.
/a.r