Në një njoftim të doganës së Merdarës, pikës së kalimit kufitar Kosovë-Serbi, bëhet e ditur se janë kapur armë dhe pajisje ushtarake në dy autobusë që po futeshin në territorin e Kosovës dhe ishin nisur nga Austria dhe një tjetër nga Italia.
“Zyrtarët kanë arritur të zbulojnë rastet falë shënjestrimit profesional të hapësirave të autobusëve që kanë ardhur njëri nga Austria dhe tjetri nga Italia. Në të dyja rastet zyrtarët kanë aplikuar kontrollet me skaner ku edhe janë identifikuar armët në mënyrë profesionale”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Pas zbulimit, konform kompetencës ligjore, rastet i janë kaluar Policisë Kufitare për procedim penal ndaj personave përgjegjës.
“Tani që frekuentimi i vendkalimeve kufitare është shumë i lartë, zyrtarët doganorë janë vënë në shërbim të qytetarëve tanë nga diaspora dhe janë të përkushtuar të zbatojnë kontrolle të shënjestruara, për të parandaluar keqpërdorimet e ngarkesës në vendkalime nga persona të prirë në kriminalitet”, thuhet tutje në njoftim.
/a.r