Policia greke ka sekuestruar 21 kg kokainë dhe ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë e dy grekë.
Sipas mediave vendase, mbrëmjen e djeshme policia ka marrë një informacion se në një kamion që udhëtonte me traget nga Italia në Patra ndodhej një sasi droge.
Pasi mbërriti kamioni, u ndoq deri në Korinth ku do të bëhej shkëmbimi i drogës. Aty u krye operacioni ku u gjet valixhja me 21 kg kokainë dhe u arrestuan 2 grekë e 2 shqiptarë.
Operacioni vazhdon aktualisht në Athinë, Axaia dhe Korinthia ku po ushtrohen disa kontrolle.
BW/d.i.