Një ngarkesë prej 16 kg heroine u zbulua në portin e Ankonës në Itali, nga Guardia di Finanza.
Droga ishte fshehur brenda një kamioni të zbritur nga një anije që ishte nisur nga Durrësi.
Policia ka vënë në pranga shoferin e kamionit, një 38-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Sipas mediave italiane, ky operacion është kryer pak kohë më parë, por vetëm tani është bërë publik.
Hetimet janë ende në vijim, ndërsa po punohet për të zbuluar se cili ishte destinacioni i kësaj sasie droge. Para trupës gjykuese, i riu shqiptar nuk ka preferuar të flasë.
/e.rr