• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kapadainj, budallenj, mëndjemëdhenj, mediokër dhe në fund edhe idiotë

by Ilir Yzeiri
21/03/2021 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Nëse ka një gjë që e bën të mërzitshëm, të neveritshëm dhe tërësisht banal ajrin shoqëror të këtij vendi dhe atmosferën që gjëllin këtu, ky është ligjërimi publik dhe autorët dhe folësit e këtij ligjërimi.

Nga mëngjesi deri në darkë, në çdo stacion televiziv, shqiptarët, ku me hir e ku me pahir, janë të detyruar të shohin se si kacafyten me fjalë politikanë, analistë apo gazetarë dhe lloj-lloj personazhesh që marrin fjalën në publik. Në shumë raste ata personazhe që shfaqen aty janë agresivë dhe i japin vetes pamjen e kapadiut që i imponohet tjetrit me dhunën e fjalëve dhe me gënjeshtra trimash, duke u bërë budallenj prej mendjemadhësisë, mediokër prej paditurisë dhe idiotë prej agresivitetit.

Kjo gjendje vijon prej kohësh, mirëpo tani që vendi është futur në fushatë elektorale, ky spektakël i pështirë ka arritur kulmin. Dhuna fizike që e shoqëron dhunën verbale është vetëm një ilustrim i dekadencës së thellë dhe të pashpresë në të cilën është zhytur ligjërimi publik në vendin tonë. Nga kjo pikëpamje ne jemi ende në fazën parapolitike dhe kategoritë e personazheve që përmenda më sipër tregojnë teatrin e një drame banale që po luhet në këtë vend prej tridhjetë vjetësh duke imituar luftën tribale mes grupeve apo sherret banale në vendet publike prej njerëzve që nuk janë mësuar ende me normat e ligjërimit publik në një shoqëri qytetare.

Po le t’i vështrojmë gjërat me radhë. Qysh se në Shqipëri u ligjërua pluralizmi i ideve dhe ai politik, elitat politike shqiptare u gjendën të papërgatitura dhe instaluan në ligjërimin publik modelin e njohur të akuzës dhe aktakuzës për armiqtë e rinj që ishin ish-komunistët. Gjithë arsenali i fjalorit që kishte ndërtuar propoganda diktatoriale për armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, për imperializmin e revizionizmin u përvetësua prej neokmunistëve të rinj që u vunë në krye të PD-së dhe u përdor si formë për të mbështjellë ligjërimin publik dhe fjalorin e demokratëve të cilët, këtej e tutje, do ta bënin luftën kundër ish-komunistëve si kalë beteje në çdo përplasje verbale. Nëse e mbani mend, Pjetër Arbnori, njeriu simbol i vuajtjeve në diktaturë që arriti të bëhet edhe kryetar i Kuvendit të  Shqipërisë, kur shfaqej në publik ishte i përkorë, i përunjur, me zërin e butë dhe të shtruar dhe nuk përdorte kurrë fyerje e sharje për kundërshtarët e tij politikë, por vetëm argumente. Ai ishte i vetmi politikan i djathtë që nuk shfaqi asnjëherë as shenjat e kapadiut, as të budallait, as të mendjemadhit dhe as të mediokrit. Erdhi dhe iku pa u ndier. Pse ? Sepse ai nuk kishte përvetësuar shkollën e ligjërimit denigrues të ish-kominstëve të konvertuar në demokratë që kishin si kampion Sali Berishën.

Sot, opozita dhe gjithë ata që e mbështesin atë dhe që i janë bashkuar narrativës denigruese dhe asgjësuese kundër Edi Ramës, nuk flasin asnjëherë për argumente konkrete, por gjuajnë me fjalorin e fjalës së plumbit shënjestrën që ka përcaktuar Sali Berisha dhe që është Edi Rama. Shqiptarët nuk e kuptojnë dot se çfarë po ndodh në këtë vend, se çfarë është mirë e çfarë është keq. Sipas opozitës dhe elitave që e mbështesin atë ne jemi në luftë me një armik të brendshëm e të jashtëm dhe sipas stilit të ligjërimit komunist ne duhet të mobilizojmë armët e urrejtjes dhe ta shporrim Edi Ramën. Ndaj të gjithë ata që marrin fjalën në publik dhe që nisin të na tregojnë se çfarë ndodh në këtë vend dhe si mendojnë ata për ta ndryshuar këtë realitet, na shfaqen të gjithë njësoj : arrogantë, mendjemëdhenj, kapadainj, e në fund edhe idiotë. Kulmi i kësaj sjelljeje është patosi i tyre për të treguar se në këtë vend gjithçka është e zezë dhe se do të bëhet e bardhë sapo Luli të bëhet kryeministër, pra brenda një natë. Për ta çdo punë e qeverisë apo e Edi Ramës është vjedhje dhe korrupsion, ndërsa çdo krim i bërë nga Berisha dhe Luli është patriotizëm dhe i justifikuar sepse heronjtë nuk gjykohen. Vini re diçka. ‘Report Tv’ dhe  ‘Shqiptarja.com’ kanë treguar me fakte një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në këtë vend që është vjedhja dhe tjetërsimi i ambienteve dhe tokës së ish-klubit ‘Partizani’, mirëpo e askush prej atyre që shajnë natë e ditë Edi Ramën nuk thotë asnjë fjalë. Është e njëjta sjellje si ajo e intelektualëve dhe kalemxhinjve të Enver Hoxhës që shanin gjithë ditën imperializmin amerikan dhe armikun e brendshëm, por nuk kishin guxim të thoshin një gjysmë fjalë për krimet e Enver Hoxhës.

Ndaj ne sot shohim imazhin e Sali Berishës të klonuar në shumë portrete që shfaqen në mediat tona dhe që artikulojnë vetëm një refren: luftën ndaj Edi Ramës, ndaj armikut të opozitës shqiptare.

Shqipëria jo vetëm që ka humbur sharmin e një vendi normal sa i takon riprodhimit të saj ligjërimor, por nuk e di çfarë do të ndodhte sikur të huajt që e vizitojnë këtë vend të kishin të njëjtin mendim me opozitën. Falë Zoti tata vënë re se ne jo vetëm jemi një vend normal, por jemi edhe një vend i bukur e që po zhvillohet. Nëse do të jetosh në këtë vend për disa javë do të të duket vetja sikur je në një sallë kinemaje gjigante në të cilën nga mëngjesi në darkë bëhet një gjyq gjigant me pretenca e aktakuza që riprodhojnë gjyqet dhe dënimet e komunistëve në vitet e e para pas çlirimit ku brenda jepeshin dënime me vdekje dhe jashtë turmat ulërinin ‘Tradhtarët në litar’. Kjo atmosferë lufte, me personazhe kapadainj, mendjemëdhenj, dhe idiotë vijon të na rrethojë përsëri si një perde e trashë që nuk po na lë ta projektojmë veten si një vend normal.

Si? Po ja, edhe ne ashtu si gjithë bota e qytetëruar, mund të kishim mbajtur për një çast frymën dhe të nderonim ata që humbën jetën nga COVID në këtë periudhe në një ditë të veçantë siç ishte 18 marsi që Italia e shpalli ditën e përkujtimit të viktimave. Edhe ne mund të kishim shpallur si ditë reflektimi dhe përkujtimi ditën kur ndërroi jetë i pari shqiptar me COVID. Në atë ditë të gjithë mund të kishim heshtur për një çast. Mirëpo jo. Pikërisht në një nga ato ditë ne vazhdonim rriheshim rrugëve dhe Berisha sulmonte me gjuhën e vdekjes Edi Ramën dhe bënte thirrje të braktisej vaksinimi. Në një nga këto ditë OKB-ja botoi renditjen e shteteve sipas indeksit të lumturisë, mirëpo në Shqipëri është tabu të flitet për lumturinë sepse ata që popullojnë ligjërimin publik dhe që na hyjnë në shtëpi nga mëngjesi në darkë na flasin vetëm për luftë, për vdekje, për asgjësim dhe për çlirim nga pushtuesi.

Kjo panoramë e zymtë ka vetëm një dritëz të vogël. Fati i madh i shqiptarëve është Lulëzim Basha. Ai me fushatën që po zhvillon u ka kthyer shqiptarëve të qeshurat sepse me gafat që bën, me naivitetin që tregon me karakteristikat e Lej Fenit që i ka të lindura është një zbavitje më vete. Ndaj, sapo njerëzit e lodhur nga personazhet heroikë e kapadainj, mendjemëdhenj e sharlatanë gjejnë një video të takimit të Lulëzim Bashës me simpatizantët e PD-së, jo vetëm qeshin, por thonë që ky vend nuk është aq i keq sa e bëjnë përsa kohë prodhon edhe komedi politike dhe mban gjallë ende Lej Fenët e demokracisë.

Next Post
Kushi: Mandati i 3-të jo qëllim në vetvete, por mekanizimi për zbatimin e reformave që kemi nisur

Kushi: Mandati i 3-të jo qëllim në vetvete, por mekanizimi për zbatimin e reformave që kemi nisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In