• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kap ça të kapësh, jemi pa gjë sot”/ Përgjime të reja për “Zogun e Tiranës”, Nikaj: Do ndodhin gjëra të mira, do kesh punë plot

by Java News
10/01/2020 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biseda të tjera të përgjuara nga prokuroria e Tiranës, tregojnë raste të reja të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion nga Hermes Nikaj ose Zogu i Tiranës, i arrestuar nga policia dhe dy grave të tjera si pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila ndodhet në arrest shtëpie dhe F.Sula.

Në këto biseda tregohen përpjekjet e Hermes Nikaj për të çuar në hotel një vajzë me emrin Fjorela. Ky hotel ndodhet pranë shkollës së policisë në Sauk, ku aty vajza po çohej me taksi që drejtohej nga një polic me emrin Velo, i cili gjatë natës punonte si taksist. Bisedat tregojnë  përfshirjen në këtë aktivitet edhe të Anjeza Benës, e cila kishte siguruar një vajzë me emrin Adela, për t’ia çuar në shtëpi një personi që do vinte në orën 3 e 30. Njëherësh përgjimet e kryera nga prokuroria e Tiranës, tregojnë se çfarë aktiviteti kryente dhe F.Sula, e cila mbante në monitorim një vajzë të quajtur Marina, ku për çdo mashkull që shkonte me të, F.Sula, kërkonte një bakshish prej 100 mijë lekë të vjetra.

Madje në një rast, kur kishin mbetur keq nga gjendja ekonomike, F.Sula, i thotë Marinës, se: ”është një punë për t’u bërë dhe të japë sa të japë se jemi pa gjë”.

Më poshtë janë përgjimet e plota që Shqiptarja.com i sjell në vijim të përgjimeve të botuara në ditët e mëparshme.

Anjeza Bena flet për Adelën:

Në orën 8:30 të mëngjesit të datës 22 tetor 2019, parukierja Anjeza Bena, që zotëron një biznes në rrugën “Myslym Shyri” bisedon me një person tjetër e identifikuar si, Klodi Bena, ku flasin së bashku se kanë gjetur një vajzë dhe se në orën 3:30 do të vijë një klient. Anjeza ka planifikuar për të çuar për marrëdhënie seksuale në banesë një vajzë me inicialet A.S, një personi të quajtur Armand, i cili sapo kishte ardhur nga Kanadaja. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Klodi: Anjeza jam me Adelën. Sot në orën 3 e 30 vjen ai burri aty

Anjeza: Ok

Klodi: Mos më lesh njeri se nuk e gjej dot më se sa e kapa, se nuk ka qenë këtu.

Ndërkohë në orën 21:12 të pasdites të datës 22 tetor 2019 mes Hermes Nikaj dhe një personi që identifikohet si Antonio, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Antonio: Jam këtu tek blloku, tek lokali *

Zogu: Jepja këtij taksistit adresën se nuk e dimë se jam me një shoqe dhe po kalojmë

Andonio: Ambasada Zvicerane lokal *

Vetëm disa minuta më vonë po në të njëjtën datë në orën 21:38 zhvillohet një bisedë mes Hermes Nikaj, ose “Zogut të Tiranës” dhe një personazhi tjetër që siç identifikohet nga programacioni “True Caller” që quhet Koli. Në këtë bisedë Zogu e merr dhe i thotë se i del telefoni i fikur, dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Koli: Kam dalë me ca njerëz

Zogu: Unë jam me një shoqe takohemi më vonë?

Koli: Po mirë.

Por pa kaluar disa minuta më pas, Koli, i kërkon me një mesazh “Zogut të Tiranës”, që t’i nisë një foto. Ndërsa Zogu, i dërgon një mesazh ku i thotë “a do vish të na marrësh në bllok? Sërish me mesazh ia kthen dhe Koli duke i pohuar se:”s’kam mbaruar akoma, jam me njerëz….

Ndërkohë në orën 23:30, Hermes Nikaj,telefonon një vajzë tjetër me emrin Fjorela dhe mes tyre zhvillohet një bisedë, ku vajza kërkon numrin e një taksixhiu që është punonjës policie dhe që identifikohet me emrin “Velo”.Vajza kërkon që të dalë shpejt nga banesa por po vonohet taksia. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Zogu: U nise ti?

Fjorela: Ma nis pak numrin e Velos.

Zogu: Po po

Pasi e ka mbyllur me këtë vajzë, Zogu, telefonon punonjësin e policisë që quhet Velo, i cili punon si taksist dhe në shumë rast transporton Hermes Nikaj dhe vajzat e tij në hotele dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Velo: Hë morë ku je?

Zogu: Ja të sqaron adresën ky, ku do ta sjellësh atë gocën.

Velo: Ok

Nga numri i Zogut, flet me Velon një person mashkull duke i thënë si më poshtë:

Personi: O vëlla si kalove? Në Sauk, tek hotel *, sa kalon shkollën e policisë.

Velo: Po po aty në anë të rrugës, aty ku bohen ato dasmat

Personi: Sa kalon shkollën e policisë duket në krah të djathtë

Velo: Ok u krye

Në orën 23:50 të datës 22 tetor 2019, personi mashkull që ishte së bashku me Hermes Nikaj në hotel * telefonon sërish taksistin Velo, dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Velo: Hë mo ku je?

Personi: Para D*** (emër hoteli)…(ndërkohë dëgjohet Hermesi që i thotë: Erdha bjeri lekët, hajt se po dal).

Pas 1 minute Zogu telefonon Velon dhe i thotë si më poshtë:

Zogu: Ku je ore?

Velo: Hec drejt se s’qenka këtu

Zogu: Kaloni koshat e plehrave

Dy minuta pas kësaj telefonate sërish me numrin e Velos, telefonohet Hermes Nikaj, ku këtë herë përgjigjet një vajzë e cila është Fjorela, ku mes tyre zhvillohet një bisedë e tillë

Fjorela: Hë zemër si e ka emrin ky hoteli?

Zogu: E ka të shkruar taksisti…kthehu për lart se të pashë.

“Kap ça të kapim”

Pasi ka mbaruar këtë porosi Zogu është larguar. Ndërsa në datën 23 tetor 2019 në orën 11:54 zhvillohet një bisedë mes F.Sula dhe një vajze e cila quhet Marina. F.Sula i thotë Marinës se kanë ngelur keq nga ana financiare dhe se është një punë për t’u bërë dhe” të japi sa të japi, se jemi pa gjë”. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë

F.Sula: Është një punë për t’u bërë dhe të japi sa të japi se jemi pa gjë.

Marina: Po mirë në rregull

F.Sula:  Mbasdite do të vi unë se si kam marr ato

Marina: Po mirë merri dhe ato

Në orën 12:40 në kësaj dite F.Sula, zhvillon një bisedë me Hermes Nikaj dhe së bashku zhvillojnë këtë bisedë, ku Zogu i thotë që mos mërzitet se do ketë punë plot në ditët në vijim.

F.Sula: S’kam pas shumë punë se nuk e kam taku atë

Zogu: Sa keq me raftë pika

F.Sula: Do pres atë njeriun

Zogu: Do kesh punë do kesh…

F.Sula:  Nuk ka ardhur ai personi se po të vinte ai menjëherë do të takoja. Me ka dhënë një shoqe një telefon të shoh mos blej numër nesër ose pasnesër se me duhet numri për atë muhabetin. Do të ndodhin gjëra të mira apo jo?

Zogu: Çdo gjë do shkoj mirë. Mos u mërzit se do kesh punë plotë, sa të duash.

“Unë dua 100 mijë lekë bakshish”

Pasi e mbyll me Zogun e Tiranës F.Sula, zhvillon një bisedë me vajzën e quajtur Marina, ku ndër të tjera ato bisedojnë se nëse do vijë një person që të kryejë mareëdhënie seksuale me Marinën, Flora i ve kushtin vajzës, duke kërkuar 100 mijë lekë bashkish nga Marina, e cila do shkonte me këtë mashkull. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

F.Sula: Nëse do vijë njeri se unë po e pres sot

Marina: Po po do vijë.

F.Sula: Që mos bëjnë…vetëm se…du 100 mijë lek bashkshish

Marina: Po po në rregull e mora

F.Sula: Do m’i japi sot

Marina: Po po./ shqiptarja.com

g.kosovari

 

Next Post
Parandalohet ngjarja e rëndë në Kuçovë pas sherrit mes tre të rinjve/ Policia gjeti një automatik në makinë

Parandalohet ngjarja e rëndë në Kuçovë pas sherrit mes tre të rinjve/ Policia gjeti një automatik në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In