• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaosi ynë, administrata jonë

by Ben Andoni
17/07/2018 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sa herë flitet për proceset integruese të Shqipërisë, menjëherë të përballen nga politikanët kate sloganesh suksesi dhe kërkesash të BE-së. Korrupsion, krimi, informalitet, klima e biznesit etj., mes tyre janë nga më të njohurat. Më pas vijojnë akuzat dhe politika ndërhyn për ta kthyer çdo gjë në interes të saj. Pozita për të treguar qasjet e saj shumë “të afërta” me Brukselin kurse opozita dështimet e kolegëve të tyre.

Në fakt, shtyrja e rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim nga Bashkimi Evropian nuk është aq shumë sukses sa paraqitet nga zyrtarët tanë. Për më tepër me mirëqënien. Ja ku është Turqia prej 30 vitesh. Me pak fjalë, ky stad as nuk ka të bëjë fare me ndonjë përfitim të drejtpërdrejtë për ekonominë shqiptare.

Me plagët që mbart i gjithë organizimi ynë social-ekonomik, përparimi është duke u bërë me shumë vështirësi. Këtë e shikon sot në faktin se të gjithë reformat që bëhen dhe që shpallen për çdo vit e kanë të pamundur të frenojnë apo ta luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe të ngrenë mirëqënien ekonomike në vend për të mos thënë që shpresa e gjeneratave dhe biznesit është e vrarë krejtësisht prej monopolizimit të gjithçkaje.

Dhe, në këtë hulli, administrata është struktura që ti ndjen realisht mekanizmin e një shteti aspak miqësor me qytetarët e vet, aqsa krejt dashamir me të pasurit. Dhe, nëse arroganca e saj janë proverbiale nga ana tjetër kapacitetet e saj, megjithë instrumentet që e ngrenë atë në qiell është ende shumë e prapambetur. Kur shton dhe katrahurën që ajo ka bërë me pronat, por edhe me mbivendosjet dyshe dhe treshe në shumë vende pune, ti kupton realisht vështirësinë që ndjek çdo gjë.

Prej vitesh, nga specialistë të ndryshëm përsëritet një fakt: duhet luftuar për përmirësimin e administratës, por kjo nuk ndodh në fakt. Ndërsa cilësitë e saj për të thithur përvojën e duhur dhe fondet e huaja lë shumë e shumë për të dëshiruar. Në një farë mënyre Shqipëria nuk plotëson dot standarde sepse nuk krijon sistemet e duhura të krahasimit dhe mbi të gjitha vuan ende në konceptin e saj për të krijuar si duhet institucionet e shtetit të së drejtës.

Për fat të keq, administrata jonë, qysh prej vitesh që s’mbahet mënd (i referohemi socializmit) është pjesë e rekrutimeve me bazë ngjyrimesh politike. Një problem i madh i demokracive të reja, ku kjo e Shqipërisë është vërtetë e dhimbshme për nivelin e prapambetur të vendit. Është një fenomen i lodhshëm dhe që nuk kurohet dot, paçka premtimeve dhe sloganeve të shumta, që na ofrohen sistematikisht nga politika. Administrata në mungesë të perspektivës së mirë ekonomike dhe gjetjes së mënyrave të uljes të papunësisë, mbetet ajo që është. E korruptueshme, e paaftë dhe arrogante,  në pritje të ndryshimeve, që në fakt, nuk po e ndryshojnë aspak ose aq pak saqë nuk vlen fare. (Homos Albanicus)

 

Next Post
SHBA dhuron automjete ushtarake për modernizimin e FSK-së

SHBA dhuron automjete ushtarake për modernizimin e FSK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

February 28, 2026
Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

February 28, 2026
Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

February 28, 2026
Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

February 28, 2026
Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

February 28, 2026
7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

February 28, 2026
Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

February 28, 2026
Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

February 28, 2026
Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

February 28, 2026
Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In