• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kaosi në Kabul/ Biden i prerë: SHBA do qëndrojë në Afganistan derisa të evakuohen të gjithë…

by Java News
20/08/2021 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në Afganistan derisa të evakuohen të gjithë qytetarët amerikanë që duan të largohen, ndërsa ai këmbëngul në vendimin e tij për t’u tërhequr nga ky vend, pavarësisht kaosit të shkaktuar.

“Unë nuk mendoj se kjo mund të ishte trajtuar në një mënyrë që pas zhvillimeve atje të mund të rishqyrtohej çështja, por nuk e di se si mund të ndodhte një tërheqje pa patur njëfarë kaosi”, tha Presidenti Biden në një intervistë me gazetarin e kanalit ABC News, George Stephanopoulos. Ai nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me skenat e afganëve që ishin ngjitur në një avion amerikan ndërsa ai po nisej nga pista, duke i quajtur ato ngjarje që kishin ndodhur “ditë më parë”.

Presidenti theksoi se ushtria amerikane ka nën kontroll aeroportin dhe po evakuon mijëra njerëz me synim largimin e të gjithë atyre që kanë nevojë të evakuohen, si amerikanë ashtu edhe afganë, deri më 31 gusht.

Kur u pyet nëse trupat amerikane do të qëndronin më gjatë nëse Shtetet e Bashkuara nuk arrijnë të evakuojnë të gjithë njerëzit në afatin e 31 gushtit, Presidenti Biden tha: “Nëse ndodh kjo, ne do të analizojmë situatën për të mësuar se kush ka mbetur atje. Dhe nëse do të ketë shtetas amerikanë të paevakuuar, ne do të qëndrojmë atje derisa t’i nxjerrim ata nga vendi.”

Mospërfshirja e afganëve të rrezikuar dhe aplikantëve të Vizave Speciale të Imigrimit në përgjigjen e tij ka të ngjarë të shqetësojë mijëra njerëz që ende nuk janë evakuuar dhe aleatët e tyre amerikanë të cilët po përpiqen t’i evakuojnë ata.

Zyrtarët e Pentagonit thanë të enjten se ushtria amerikane ka evakuuar 7,000 njerëz në ditët e fundit, duke e çuar në 12,000 numrin total të personave të evakuuar që nga fundi i korrikut.

Shqetësimet po rriten nga njoftimet se afganët dhe shtetasit amerikanë kanë hasur në probleme për të arritur në aeroport për shkak të pikave të kontrollit të ngritura nga talibanët. Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të komunikojnë me komandantët lokalë talibanë në terren për të lejuar kalimin e njerëzve nëpër këto pika kontrolli.

“Kjo ka të bëjë më shumë me identifikimin dhe vërtetimin e indentitetit, që ne mund ta bëjmë, të atyre njerëzve që duhet të kalojnë nëpër këto pika kontrolli. Dhe ne kemi parë shenja këtë mëngjes se ai proces po funksionon”, tha për gazetarët të enjten zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha gazetarëve në Pentagon të mërkurën se trupat amerikane do të përqëndrohen në mbrojtjen e aeroporteve. Kaosi dhe paniku të hënën bllokuan trafikun ajror atje për orë të tëra dhe çuan në vdekje të shumta.

“Unë aktualisht nuk kam aftësinë për të dalë jashtë (aeroporteve) dhe për të zgjeruar operacionet në Kabul”, tha Sekretari Austin.

Deri në 15,000 amerikanë dhe dhjetëra mijëra afganë të rrezikuar mbeten në Afganistan pasi talibanët morën kontrollin e plotë të vendit fundjavën e kaluar.

Në intervistën, e cila u transmetua të enjten, Presidenti Biden tha se edhe me talebanët në pushtet në Afganistan, ai ende sheh një kërcënim më të madh nga al-Kaida dhe organizatat e lidhura me të në rajone të tjera.

“Ne duhet të përqëndrohemi në zonat ku kërcënimi është më i madh”, tha Presidenti Biden, duke iu referuar “problemeve në rritje” në Afrikë dhe Siri.

Ai gjithashtu mbrojti vendimin e administratës së tij bazuar në raportet e shërbimeve të zbulimit që vinin nga Afganistani, duke thënë se në raportet që ai ka parë thuhej se ishte “më e mundshme që deri në fund të vitit” talibanët të merrnin kontrollin e vendit dhe se kolapsi i qeverisë në një kohë kaq të shkurtër nuk ishte parashikuar.

Komentet e tij i bënë jehonë atyre të Gjeneralit Mark Milley, shef i shtatmadhorisë amerikane, i cili u tha gazetarëve të mërkurën se afati kohor i një kolapsi të qeverisë “u vlerësua gjerësisht dhe shkonte nga disa javë në muaj apo edhe vite pas largimit tonë”.

“Askush nuk kishte parashikuar një kolaps të kësaj ushtrie dhe kësaj qeverie në 11 ditë”, shtoi ai.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, duke folur për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti, tha se komuniteti amerikan i zbulimit “identifikoi vazhdimisht rrezikun e një kolapsi të shpejtë të qeverisë afgane”.

“Ne gjithashtu u bëmë më pesimistë për mbijetesën e qeverisë pas intensifikimit të luftimeve. Megjithatë, qeveria afgane u rrëzua edhe më shpejt nga sa kishim parashikuar”, tha zyrtari.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar azhurnimet e sigurisë, sigurisë diplomatike dhe inteligjencës në Afganistan të enjten. Ekipi i tij diskutoi statusin e operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai dhe përpjekjet për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin e ambasadës, aplikantët për Viza të Posaçme Imigrimi dhe familjet e tyre, si dhe afganët e pambrojtur sa më shpejt që të jetë e mundur./ VOA

g.kosovari

Next Post
“Mblodha familjen time dhe u largova. Lashë paratë, makinën, gjithçka…”/ Rrëfimi prekës i regjisores së njohur afgane që u largua nga talebanët

“Mblodha familjen time dhe u largova. Lashë paratë, makinën, gjithçka…"/ Rrëfimi prekës i regjisores së njohur afgane që u largua nga talebanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

February 6, 2026
Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

February 6, 2026
E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

February 6, 2026
Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

February 6, 2026
Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

February 6, 2026
I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

February 6, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Truprojat dhe pagat, pse drejtësia po cënon imazhin e Shqipërisë në BE

February 6, 2026
Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In