• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaosi i COVID-19/ Jepen ilaçe të gabuara dhe fatura milionëshe

by Java News
17/11/2020 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një qytetar 45-vjeçar ka rrëfyer për emisionin “Stop”, se ka kaluar COVID-19 me simptoma të vështira. Dy javë ka patur temperaturë dhe dhimbje në të gjithë trupin dhe shumë kollë. Ai thotë, se kostoja e kurimit i ka shkuar 1,5 milionë lekë të vjetra për analiza e mjekim.

“Përshëndetje, doja  të ndaja me ju eksperiencën e COVID-it, të cilën e kalova në muajin shtator, në gjendje jo fort të lehtë.  Atëherë mora një mjekim, që ishte goxha i mbushur me ilaçe, me vitamina, me të gjitha, mora një Aksef, që e pija dy herë nga një tabletë në ditë, ëëë…, mora një ilaç tjetër, i cili bëhej në bark për hollimin e gjakut me gjilpëra, pastaj mora një Avelox, i cili përsëri ishte një tabletë në ditë, mora vitaminën D, ishte UltraD, vitamin D3, goxha e fuqishme dhe kjo, mora një matës oksigjeni, me të cilin masja oksigjenin, mos të them edhe njëherë në dy-tre orë nga frika, se mos ulej oksigjeni në gjak, mora një Medrol, ishte ilaç, i cili përsëri 4 miligram, që merrja dy herë nga dy në ditë pas buke. 

Të gjitha këto ilaçe, antibiotikë dhe ilaçe për 10-12 ditë dhe po merrja dhe magnesium dhe calcium për 15 ditë. Ilaçet diku tek ditë e parë, përsëri ilaçe, skaner, kanë qenë diku 550 mijë lekë të vjetra, kurse të gjitha këto të tjerat, për shembull vitaminat extra, mund të kenë shkuar dhe 200-300 mijë lekë dhe mendoj se vetëm me ilaçe, me skanera dhe këto mund të ketë shkuar, jo më pak e gjithë situata me medikamentet, jo më pak se 1 milionë e gjysmë lekë gjatë muajit, që u kujdesa për trupin dhe për veten”, shprehet qytetari.

Një tjetër qytetare dëshmon, se mjekimi i ka shkuar rreth 80 mijë Lekë. “Kam 19 ditë sot me covid. Unë kam djersitje, dhimbje stomaku, kollë, këputje trupi, që jam e pafuqishme, nuk ngrihem nga krevati më. Mezi mbushem me frymë, herë pas here shtohet edhe oksigjeni ndonjëherë. Mora recetën, fillova mjekimin. Këtë Medrolin e kam 6 ditë, që po e vazhdoj, bashkë me vitaminën C, holluesit e gjakut, ilaçe të tjera pastaj, Ibuprofen e këto. Dy milionë ka shkuar goce.”, shprehet ajo.

Një arsimtare thotë, se kurimi prej 19 ditësh për simptomat e COVID-19 i ka kushtuar rreth 2 milionë lekë të vjetra.

“Vitamina C, kam marrë 4 copë hidratantë, kokrra për kollën, një depon, kam përdorur 3 kokrra kanë qenë antibiotikë, 3 herë në 3 ditë. Diku tek 30 (mijë lekë), po mund ta kem kaluar”, thotë qytetarja.

Faturat e të sëmurëve me COVID janë marramendëse dhe pak ditë më parë qeveria ka marrë vendimin për të rimbursuar  faturat e pacientëve, nëse rastet kur ato sugjerohen nga mjekët.

Në të gjitha rastet medikamentet janë të ndryshme dhe të kushtueshme dhe të gjithë pacientët i kanë përballuar vetë. Ndërkohë Besnik Jakaj ish-drejtor i ISHP-së, shprehet se është shkëputur zinxhiri i ndjekjes e kurimit të COVID-19. Qytetarët nuk po lidhen me mjekun, pasi mjeku flet nga telefoni apo online, dhe për këtë arsye, shumica e qytetarëve po marrin mjekime të gabuara.

“Nëse mjeku nuk e shikon pacientin, nuk e shikon me syrin e tij shqetësimet që ka pacienti, mund të vendos diagnozën. Ndërsa ne kemi zëvendësuar të gjithë mjekësinë me telefonata, kjo është fatale për qytetaret. Është shkëputur hallka mjek-pacient-spital”, thotë Jakaj.

Next Post
‘Zhduken 2 javë në vilat e tyre dhe thonë se kanë hequr bajamet, por…’/ Braçe shpërthen ndaj politikanëve që mohojnë virusin

Erion Braçe: Nëse rikthehen bastet, s'rri më në qeveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In