• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kaos politik, më mirë po shkoj në party

by
30/09/2015 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga/

Që politika shqiptare ka hyrë në një krizë të thellë, këtë nuk ka nevojë të jesh analist për ta konstatuar. Edhe një adoleshente që ndjek shkarazi lajmet ndërkohë që krihet a vendos të kuq buzësh për të shkuar në një party, e ka ndjerë.

Midis shumicës parlamentare është konsumuar tashmë mirë a keq një çarje e pakthyeshme. Opozita është pa koherencë të brendshme dhe pa emër veprimi. Fatkeqësisht për qytetarin.

Midis krahëve të ndryshëm të shumicës dhe krahëve të opozitës ka bashkëpunime të fshehura që në fakt edhe adoleshentja jonë që po shkon në party e ndjen se ekzistojnë dhe e lënë politikën pa identitet.
Dhe së fundit deputetët që presin e rrinë se çfarë do thonë shefat, kurse partitë politike janë si gjela të Vitit të Ri që vetëm këndojnë kur u fishkëllen i zoti. Partitë e tjera opozitare mjaftohen me deklarata kontradiktore dhe nuk dinë se kujt t’ja ndreqin e kujt t’ja prishin.

Një raport ndërkombëtarësh ka penalizuar të gjithë aktorët politikë dhe e ka hedhur gurin a copën e bukës në shesh, ka spërkatur me lëng të gjithë nga lart dhe ata poshtë tyre tani janë të detyruar të shkundin pikat nga supet duke thënë : Shihni unë jam i palagur!
Asnjë provë gjyqsore nuk ka por adoleshentja jonë që para sesa të dali përshëndet shpejt e shpejt gjyshërit nuk ka kohë të mendojë për këtë : Ehu, kështu janë të gjithë, më mirë po shkoj në party.

Next Post

Refugjatët, Gjermania përkthen Kushtetutën e saj në gjuhën arabe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

February 9, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në në “kilometrin e fundit”, sot deklaratat përmbyllëse

February 9, 2026
Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së

Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

February 9, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

February 9, 2026
Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In