Alarm për bombë në aeroportin e Rinasit. Të gjithë punonjësit dhe qytetarët janë evakuar.
Mësohet se paniku është krijuar pasi Aviacioni Civil ka kryer një test në aeroportin e Rinasit këtë mëngjes. Ata raportuan një alarm për bombë në mënyrë që të testohet reagimi i punonjësve dhe qytetarëve.
Por kjo ka sjellë panik tek pasagjerët të cilët dolën me vrap.
Ndër të tjera sqarohet se këto lloj testimes bëhen pa i lajmëruar qytetarët apo stafin, për të parë eficencën e sigurisë në aeroport.
/e.rr