Kanye West ka një borxh prej 53 milionë dollarësh. Rrëfimi shok i burrit të Kim Kardashian është bërë në Twitter bashkë me apelin për fansat: “Lutuni që të zgjidhet kjo situatë”.
Në lidhje me borxhin që ka Kanye West i kërkon ndihmë edhe Mark Zuckerberg, por ka shumë dyshimet se gjithçka po e bën për të tërhequr vëmendjen, pasi do publikojë albumin e ri dhe linjën e modës të enjten në New York.
Është pak e vështirë të mendosh që ai ka një borxh prej 53 milionë dollarësh, pasi ai numëron një pasur prej 100 milion dollarësh, ndërsa sipas “Forbes” vetëm për dy muajt e parë të vitit ka fituar 22 milionë dollarë.