• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanuni, kulti i gruas-ose unë dorëzohem përfundimisht

by Java News
02/12/2020 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lajm lehtësues për të gjithë dritat portokalli që jane ndezuar nëpër Shqipëri, për buxhetet e zgjeruara të miqve ndërkombëtarë, për shoqatat e grave, aktivistët dhe aktivistet, mediat feministe dhe blogereve intelektuale: sapo u bënë të gjihta të panevojshme. Për mirë apo për keq paskeni qene 100 vite para kontekstit shqiptar. Nëse mendoni që po flas përçart atëhere po jua kursej spekullimin. E gjeni këtu linkun e asaj që ndodhi mbrëmë.

Pasi e sheh, pyet veten cila është pika ku përfundimisht duhet ti shkul leshtë e kokës? Kur Gjekmarkaj i referohet kanunit si “kulti i gruas” kur thote “kjo po të kishte vella”, kur Çupi përsërit fjalën “histerike” apo kur Vasili e mbyll me gjest dëshpërues publiciteti episodin e cirkut të titulluar “Pse tha Merkeli jo?”. Unë nuk e di ju, po megjithëse i rezistova deri në pafundësi grackës shqiptare ku për çdo sherr fajin e ka gruaja, nuk mund të mos jem më e trishtuar, ofenduar, dhe e neveritur nga sjellja, e së vetmes grua në tavolinë. Sepse ajo së bashku me shokët e saj të mbrëmshëm kanë dhunuar më dhunshëm se çdo dhunues të gjitha gratë shqiptare kolektivisht, duke mos e kuptuar që degradimi më i madh po i ndodhte nga ai që i doli në mbrojtje.

Asnje grua me vetrespekt mbrëmë nuk u përfaqësua nga Grida Duma, që në një moment mori pozitën feministe të gruas së sulmuar për shkak të gjinisë, pastaj kërcënon, dhe në fund ul kokën si pulë sepse kërcënimi i shokut doli të ishte më serioz. Per ilustrim, nëse ke qenë në gjimnaz në vitet ‘90 këtu në Tiranë, ka pasur një kontigjent dashnoresh ‘alidemsa’. Përgjithësisht synonin të kapnin gocat e vitit të parë, të cilat nuk lejoheshin as të shoqerohshin e as të qeshnin me njerez te tjerë, se tani i kishte në mbrojtje Ai, Lepri , Macoku, Ariu apo shkurt Visi Zanës. Kto ishin gocat që nuk e kishin problem të benin sherre e të vleresonin syrin e nxirë të shokut të klasës që kishte refuzuar t’i jepte detyrat, apo dhe të vetin kur ishte zgjuar shtrembër Maçoku. Kto ishin goca qe nuk e kishin problem te fusnin ne grackë të tjera goca që të painteresuara ngacmoheshin agresivisht nga shoku i ngushtë I Maçokut, dhe bëheshin bashkëdhunuese me banden e tij. Jo vetëm që nuk ua rrokte mendja se ishin vetë të dhunuara por përkundrazi ndiheshin të mbrojtura dhe të llastuara dhe nuk e kuptonin neverinë që shkaktonin tek shoqet sa herë që të nxirat e krahut i tregonin si trofe.

Dje më është dukur vetja njësoj e neveritur si tek Ismaili në vitet 90’; njëjsoj si atëhere kur vajzat e tjera për shkak të laraksllikut të dashnorëve të alidemsave ndiheshin të pambrojtura, të pakuptuara, të lënduara dhe të pavenda. Kuptova me shume trishtim se sa larg jemi nga dritat me ngjyra. Nëse ende i referohemi kanunit në ‘prime time’ dhe nevojës së një burri për të vënë në vend nderin e gruas, nuk kemi lëvizur asnjë cm nga mesjeta. Ndaj djem e vajza, burra e gra mendjendritura, kolegë e kolege të shkolluar, ose ta leme fare këtë punën e barazise gjinore ose ta fillojme aty ku duhet nisur nga ZERO!/ Lexo.al

Next Post
Fatmir Mediu s’pyet për COVID, në kulmin e pandemisë organizon takim elektoral duke u kthyer në burim infeksioni

Fatmir Mediu s'pyet për COVID, në kulmin e pandemisë organizon takim elektoral duke u kthyer në burim infeksioni

Comments 1

  1. Tomas Willson says:
    5 years ago

    Teresisht, nje argumentim i sakte dhe konçiz.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In