• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kanosi djalin e biznesmenit, kush është njëri nga autorët e atentatit

by Java News
08/05/2017 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autori i dyshuar që qëlloi me armë 26- vjeçarin Dejvis Rrustemaj, në një atentat në zonën e Kinostudios në Tiranë, 4 ditë më parë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia. Burime zyrtare të Policisë thanë se ai është një 31-vjeçar me inicialet B.S., banues në kryeqytet, i cili është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendngjarjes, shkruan “Panorama”.

Policia tha dje se ai është shpallur në kërkim, ndërsa materialet janë referuar në prokurori me akuzat “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”. Nga ana tjetër, bashkëpunëtori i tij, personi që drejtonte motorin nga i cili u qëllua 26-vjeçari Rrustemaj, ende nuk është identifikuar nga policia.

Burimet thanë se për shkak të sekretit hetimor, nuk mund të bëhet publik emri i të dyshuarit apo motivet e ngjarjes. Kurse nga ana tjetër, vetë i plagosuri, i pyetur për ndonjë konflikt të mundshëm me këtë person, ka mohuar të ketë njohje me të dhe aq më pak probleme. Dejvis Rrustemaj vijon të marrë mjekim në Spitalin e Traumës, pasi plumbi i ka thyer kockën e këmbës së majtë.

Ai u tentua të vritej pasditen e së enjtes, para një bilardoje që ndodhet në afërsi të një xhamie në rrugën “Xhanfize Keko”, mes Kinostudios dhe Porcelanit. Policia tha se Rrustemaj njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë dhe ngjarja më e fundit për të cilën ai u hetua ishte kanosja e djalit të biznesmenit të karburanteve, Ilias Fisheku.

ATENTATI

Dejvis Rrustemaj, 26 vjeç, mbeti i plagosur pasditen e së enjtes në Tiranë, pasi u qëllua me armë nga dy persona që lëviznin me motor. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, pranë një xhamie, në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e Kinostudios. Policia e Tiranës tha se 26-vjeçari që u plagos ka qenë i dënuar më parë për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “kanosje”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Ai është qëlluar me armë zjarri, duke u plagosur në pulpën e këmbës së majtë, duke i shkaktuar thyerje të kockës, por ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Nga dëshmia e dhënë nga shtetasi i plagosur dhe nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është mësuar se dy persona i janë afruar me një motor me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë, ku pasagjeri i motorit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë 26- vjeçarin”, tha policia.

Burimet thanë se po hetohet si një pistë edhe hakmarrja e mundshme në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2015. Në këtë kohë, më 22 shtator të vitit 2015, Rrustemaj, në bashkëpunim me shokun e tij, Anxhelino Çervanaku, kanë kanosur me armë Andi Fishekun, djalin e një biznesmeni të naftës, për një borxh prej 1 mijë eurosh që nuk ua kishte kthyer.

ma.me

Next Post
ITALI/ Njihuni me fshatin që jep 2 mijë euro shpërblim nëse bëheni banor i tij

ITALI/ Njihuni me fshatin që jep 2 mijë euro shpërblim nëse bëheni banor i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In