Kanos dhe kundërshton punonjësin e policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.S., 35 vjeç, banues në Ballsh. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur dhe kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e policisë së rendit publik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.











