• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanionet e Osumit në rrezik, u hapet rrugë ndërtimit të tre HEC-eve

by Java News
07/02/2018 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi më i vizituar në Shqipëri për sportet e ujit në turizmin malor, Kanoni i Osumit në Skrapar, është dënuar me vdekje. Qeveria shqiptare po i hap rrugë ndërtimit të tre hidrocentraleve në Bigas dhe Veleshnje,  të cilët praktikisht asgjesojnë gjithë industrinë e turizmit në atë zonë.

Edhe pse Kanionet e Osumit janë “Monument Natyre” dhe  çdo gozhdë që mund të ngulet aty, ka nevojë për leje nga institucionet përkatëse, kjo nuk i ka penguar autoritetet që të japin lejen ndaj një subjekti privat, i cili do ta shfrytëzoj këtë pasuri publike dhe jetike për vendin për 35 vite.

Qeveria po jep lejet e ndërtimit në kundërshtim me rekomandimin e ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi

Injorimi i kundërshtimeve zyrtare për tre hidrocentralet

Të tre hidrocentralet janë bërë pjesë e shqetësimit publik të Ministrisë së Mjedisit qysh në fillim të vitit 2017. Shoqatat e mjedisit kanë tentuar të përdorin autoritetin e Ilir Metës si ish- kryetar Kuvendi për të ndalur masakrën, dhe i kanë formuluar atij shqetësimet për ministrin Lefter Koka.

Por për çudi, Lefter Koka nuk ka “denjuar” t’i kthejë përgjigje shqetësimit të Ilir Metës.

Në letrën që mban datën 9 mars 2017, Meta thekson se ndërtimi i tre hidrocentraleve në kanione do të dëmtojë shumë ndjeshëm mjedisin.

“Ndërtimi i tre hidrocentraleve do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme ujëvarat e kanionit “Kaskada e Bigasit”, do të ndikojë negativisht në ekosistemin e kanioneve të Skraparit, do të shkatërrojë florën dhe faunën përreth dhe do të cenojë aktivitetin turistik të kësaj zone të mbrojtur, do të ndotë mjedisin e do të dëmtojë tokën duke nxitur degradimin e saj mjedisor, do të pengojë zhvillimin e natyrshëm të biodiversitetit dhe do të shkaktojë një impakt negativ social për komunitetin që jeton në atë zonë të rëndësishme”, shkruhet në letrën e Ilir Metës, që i drejtohet ish-ministrit Lefter Koka, ministrit Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama.

Letër kjo që ka mbetur pa një përgjigje nga personat që u është adresuar!  Është pak e çuditshme se si një ministër i LSI nuk ka denjuar të përfillë shqetësimin e kryetarit të LSI dhe i vetmi shpjegim, është se pas hidrocentralit është një tjetër ish- ministër dhe deputet i LSI, i cili ka zgjidhur problemin me shefat e partisë. Enigmë është përse Edi Rama dhe Gjiknuri vazhdojnë të respektojnë këtë marrëveshje shkatërruese për mjedisin.

Klosi kërkesë Gjiknurit: Rishiko lejet e konçesioneve

Një vit me vonë, pikërisht në fillim të janarit 2018, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i dërgon një kërkesë ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për të rishikuar lejet e koncesioneve të dhëna për t’u ndërtuar afër kanioneve të lumit Osum.

“Në kuadër të rishikimit të disa lejeve të dhëna për aktivitete që kanë ndikim të madh në mjedis dhe bien ndesh me legjislacionin mjedisor, ju bëj me dije se kemi evidentuar rastin e kompanisë “HP Bigas & Veleshnja Energy” me vendndodhje në derdhjen e përrenjve Bigas dhe Veleshnje që përfundojnë në Kanionet e lumit Osum.

Nga shqyrtimin i vendimeve të marrë më parë sipas koordinatave të vendosura rezulton se ujërat nuk shkarkohen në Përroin Bigasit për HEC-in Bigas, por në fshatin Dhorës ku kalon një përrua tjetër ai i Dhorasit, dhe kuota është mbi 500 metra. Kjo shkel pikën e kushteve të lejes nga Këshilli Kombëtar i Ujit që duhet të shkarkojë ujin në të njëjtin përrua, dhe nga ana tjetër duke mos respektuar kuotat e dhëna bën absurd funksionin e tij hidrik.

Gjithashtu, vendimi i ish- Ministrisë së Mjedisit për VNM-në paraprake, thotë se “subjekti të kryej aktivitetin vetëm brenda koordinatave të dhëna në kontratën koncesionare dhe kontratat shtese”, gjë që e bën të pavlefshme lejet e tjera që kontradiktojnë ng këto koordinata.

Gjithashtu leja për përdorimin e ujit që jepet nga KKU-ja mungon për HEC-in Veleshnje dhe për këtë arsye propozojmë se për këtë HEC nuk duhet të jepet leja e ndërtimit” thuhet në letrën që ministri Klosi i dërgon kolegut të tij Gjiknuri, për rastin në fjalë.

Më tej shpjegohet se këto HEC-e do të ndërtohen në përrenjtë që janë tributar të lumit që formon kanionet e Osumit, me statusin me të lartë të mbrojtjes mjedisore si Monumente Natyre të shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2002, dhe do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në jetesën e këtij fenomeni unikal natyror të vendit tone, tashmë edhe një nga atraksionet turistike më të frekuentuar, duke dëmtuar ndër të tjera edhe ujvarën më të bukur të kanionit, Ujvarën e Bigasit.

Në të njëjtën linjë edhe drejtori i Përgjithshme i Agjencisë kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, i ka dërguar një memo sqaruese ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ku shpjegon se AKZM ka identifikuar disa parregullsi që lidhen me mospërputhjen e vendndodhjes sipas koordinatave me lejet e marra, të cilat janë në kundërshtim me miratimin e dhënë dhe i bëjnë të pavlefshme vendimet e ish- Ministrisë së Mjedisit për VNM-në paraprake.

Siç shihet, situata alarmante ka shkuar deri të shkresat, ndërsa nuk është nisur asnjë veprim konkret.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka kthyer një përgjigje, e pyetur nga shoqatat mjedisore, ndërsa ka hedhur një hap përpara për ndërtimin e HEC.

SHËNIM: Kanionet dhe një marrëzi pa fund e qeverisë shqiptare!

Kanionet e Osumit janë kthyer në trendin turistik vitet e fundit në Shqipëri.

Për të huajt rafting, kanotazhi, zbritja e ujëvares së Bigasit me litarë, eksplorimi dhe vëzhgimi i natyrës së egër që bëhet në atë zone, janë disa nga aktivitetet më të preferuara.

Ndërkohë, viti 2017 ka qenë një sukses i padiskutueshëm për turizmin e  aventurës në Shqipëri.

Mbi 7 mijë vizitorë të huaj kanë vizituar kanionet shqiptare në vitin 2017, një numër ndjeshëm në rritje krahasuar me vitet e kaluara për aktivitete sportive dhe 2 herë më shumë për të parë kanionin dhe shijuar ushqimin e shijshëm dhe traditat autentike të Skraparit mikpritës.

Në shumë shkrime dhe raporte që janë bërë në mediat e huaja, turistët e huaj janë të magjepsur pas Shqipërisë, veçanërisht kanioneve të Osumit e luginës së Vjosës.

E njëjta situatë si në Osum po përsëritet në Kanionin e Nivicës në Kurvelesh, një nga perlat e malësisë së jugut, si dhe në lumin e Zagories dhe Grykë të Mezhgoranit, ku po ashtu qeveria po avancon lejet për disa subjekte.

Nga të gjitha pikëpamjet, ndërtimi i HEC të vogla është një dështim në tregun e liberalizuar të energjisë, por ndërtimi i tyre në zona me potencial turistik është një shkatërrim dhjetëfish, pasi je duke prishur një industri të ngritur në shërbim të komunitetit, për ta kthyer në një biznes shkatërrues me përfitim për një apo dy persona me pushtet./Tema

a.ç

Next Post
Policia nis monitorimin e fushatës elektorale, 7047 efektivë në terren

Në skaner 13 mijë policë, ministria e Brendshme jashtë procesit të vlerësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet/ Vijojnë kontrolle për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

Hetimet/ Vijojnë kontrolle për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

January 17, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Beqiri: Sali Berisha ka përdorur paratë e shqiptarëve, SPAK për “21 janarin” po…

January 17, 2026
Zbuloni çfarë thotë studimi: “Rrezik për cunami në Santorini”/ Çfarë do të ndodhë nëse aktivizohet vullkani Kolumbo në Greqi

Zbuloni çfarë thotë studimi: “Rrezik për cunami në Santorini”/ Çfarë do të ndodhë nëse aktivizohet vullkani Kolumbo në Greqi

January 17, 2026
Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

January 17, 2026
Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

January 17, 2026
Kushte të favorshme atmosferike këtë të shtunë! Ditë me diell, por temperaturat zbresin në -3

Kushte të favorshme atmosferike këtë të shtunë! Ditë me diell, por temperaturat zbresin në -3

January 17, 2026
“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

“Në fokus problematikat e bashkive”/ Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem

January 17, 2026
Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In