• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanë portin e tyre, por peshkatarët e Durrësit ankohen për mungesa shërbimesh

by Java News
03/02/2019 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej një jave, porti i ri i peshkimit në Durrës është pronë e peshkatarëve, ndaj pritshmëritë e tyre për shtimin e shërbimeve në port dhe mirë-menaxhimin e sektorit me të cilin kanë lidhur jetën, janë të mëdha. Rustem Mustafa punon në peshkim që prej vitit 1987 dhe teksa flet për shërbimet që priten, dëshmon edhe mbi mungesat e mëdha në këtë port.

“Ne si peshkatarë na duhet uji, energjia elektrike, karburanti në port, të mbushen depozitat e naftës këtu. Të zgjidhet edhe çështja e mbrojtjes ndaj zjarrit, pasi për çdo mbushje të anijes me karburant duhet të paguajmë 8000 lekë/orë dhe bie mbi kurrizin tonë. Edhe që të mbahet pastër ambienti, duhen të gjitha këto shërbime. Edhe depozitat e naftës të shfrytëzohen. Presim dhe hapjen e magazinave të peshkut dhe mirëmenaxhimin e tyre nga ana e administratorëve. Magazinimi dhe uji do të na lehtësojë shumë, pasi edhe ujin e marrim me bot dhe kjo kushton”, shprehet peshkatari Rustem Mustafa.

Është fundjavë dhe anija e tij qëndron në kalatë, ashtu si shumë të tjera, në pritje të përmirësimit të motit në det. Por pezullimi i lundrimit nuk do të thotë pushim, pasi ka shumë për të bërë. Disa merren me masat e sigurisë për të shmangur çdo incident në kalatë, dikush me mirëmbajtjen e anijes e të tjerë me riparimin e rrjetave. Ky grup peshkatarësh po thur me shpejtësi dhe kujdes tratat e dëmtuara gjatë gjuetisë, ndërsa Rustemi tregon se të gjithë ata janë shtetas egjiptianë.

“Këta janë egjiptianë, janë shumë të sjellshëm e punëtorë. E njohin shumë mirë këtë punë. Duhet të ketë shkollë tek ne, të hapen kurse për të ofruar shërbime.

Merei Muhamed është një prej tyre. Është 35 vjeç dhe të gjithë e thërrasin Amata. Ai vjen nga një familje peshkatarësh në Aleksandri. Ishte viti 2008 kur mbërriti në Shqipëri”, tregon Rustemi.

“Ne jemi specialistë për punimin e rrjetave. Shqipëria nuk ka shumë njerëz, ndërsa ne jemi shumë. 100 milionë banorë Egjipti, ne e kemi mësuar mirë punën. Ne punojmë bashkë, shqiptarë e egjiptianë, jemi shokë. Jemi shumë egjiptianë këtu në Shqipëri. Ne jemi me kontratë të rregullt pune, me vizë, me sigurime”, shprehet egjiptiani Merei Muhamed.

Amata ndjehet i sigurt tashmë në Durrës e njeh qytetin, ndaj dhe ka vendosur që të jetojë këtu bashkë me familjen e tij të re.

“Unë kam shumë besim te Shqipëria dhe është më mirë tani. Në fillim nuk lëvizja, ndërsa tani gjithçka është mirë, pasi jetoj dhe do të marr edhe familjen këtu”, tregon egjiptiani.

Amata tregon se shumë peshkatarë të tjerë nga vendi i tij vazhdojnë të vijnë për të punuar këtu, përmes agjencive të punësimit që veprojnë mes dy vendeve.

Afrikanët njihen për përkushtim dhe profesionalizëm në punë, pasi shumë prej tyre qëndrojnë dhe vite të tëra pa u kthyer pranë familjes, duke i dhënë peshkimit shqiptar një fuqi të vlefshme punëtore.

Aktualisht, flota e peshkimit në Durrës numëron 110 anije, të cilat kanë kapacitetet e nevojshme për të përballuar gjuetinë e peshkimit edhe në thellësi të mëdha, duke mbuluar nevojat e tregut për peshk e prodhime të tjera deti./ch

/a.meta

Next Post

Tiranë/ Grabitet supermarketi pranë Zogut të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndalë ne!

March 21, 2026
Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

March 21, 2026
Hidhet shorti në PD, si do të renditen në fletën e votimit Berisha dhe Elezi

Një ditë para protestës, zbulohet mesazhi i PD: E kemi për detyrë ta rrëzojmë Ramën!

March 21, 2026
Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

March 21, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

March 21, 2026
Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

March 21, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor: Në 2025 mbi 1.2 mln gjoba, 200 viktima nga aksidentet

March 21, 2026
“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

Lista e Kombëtares, Silvinjo: Jam xheloz për lojtarët, nuk e di gjendjen e Brojës

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In