Të gjithëve na kujtohet mesazhi që dha për votuesit e Këlcyrës, Hazbi Kasaj. Ai do të shprehej: ”u daltë kanceri mu në grykë dhe vdekshin të tërë nesër”.
Mirëpo, ai ka vendosur që sërisht të kandidojë për bashkinë e Këlcyrës, nën siglën e Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve.
KQZ ka miratuar emrin e tij për kandidim. Urojmë që këtë radhë ai të japë një mesazh tjetër për qytetarët.









