• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidimi i Najada Çomos për PS, Nazarko: Rama do të freskojë ekipin qeverisës

by Ardit Rada
04/03/2021 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për kandidimin e Najada Çomos si kandidate për deputete të PS-së, deklaroi se Rama duket se do që të freskojë ekipin qeverisës.

Ndërsa, për largimin e mjekut Tritan Kalo nga Komiteti i Ekspertëve, Nazarko theksoi se kjo ishte një lëvizje e befasishme dhe goditje për këtë organizëm.

“Është një lëvizje, që tregon që Rama do të freskojë ekipin të cilin do të kandidojë në zgjedhje. Aq më tepër që qeveria është kritikuar ka tetë vjet nga opozita, duke thënë se kjo qeveri ka tetë vjet, nuk ka çfarë të japë. Rama do të japë edhe mesazhin se profesionistët e bluzave të bardha kanë luftuar ndaj koronavirusit. Mjekët në përgjithësi kanë shumë njerëz pas vetes, për shkak të eksperiencës së tyre, pasi kalojnë ndër duar shumë pacientë. Largimi i Kalos, është goditje për Komitetin e Ekspertëve.  Z Kalo la të kuptohet edhe se Komiteti po përdoret. Kalo dha mesazh të rëndësishëm, që jo gjithçka ka ecur mirë me trajtimin e pandemisë”, tha Nazarko.

Mentor Nazarko nënvizon se në kohët e fundit ka pasur sinjale pozitive nga BE-ja për Shqipërinë. Ai shtoi se duhet të shpresohet tek institucionet e reja të drejtësisë.

“Le të shpresojmë që SPAK dhe reforma në drejtësi të kryejnë veprimet e para. Ata janë nën zbatimin e ndërkombëtarëve. PE nuk është institucion vendim-marrës. Rama u kthye nga një takim me Varlehyei dhe Borelin, që dhanë sinjale pozitive. Fati i Shqipërisë është i ndërlidhur me atë të Maqedonisë së Veriut. Ka imazh negativ për vendin tonë dhe Ballkanin në Europë, duke i trajtuar si vende ku është përhapur krimi. Mendoj se sinjalet e BE-së, sidomos për Ramën, kanë shumë rëndësi”, u shpreh Nazarko.

Në lidhje me deklaratat e presidentit Meta, Nazarko nënvizoi se qëndrimet e kreut të shtetit shpesh herë janë më të forta se të Bashës. Ai shtoi se gjithsesi, loja politike ende nuk ka mbaruar.

“Largimin e zonjës Hysi e shoh si normale, ndoshta. Hysit i ka besuar në tërësi katet e larta në listat elektorale. Duke qenë se qeveria do një mandat të tretë, do që të vërë figura më agresive në krye të listave. Zonja Hysi nuk ishte një militante e thekur. Presidenti Meta ka preferuar të ndryshojë gjuhën e paraardhësve të vet dhe të pozicionohet kundër asaj, për të kontrolluar çdo pushtet. Ai krijon probleme edhe për qeverinë, edhe për opozitën. Qëndrimet e Metës më të forta se të Bashës. Nëse Basha ka qëndrime më të buta, duke synuar të marrë vota edhe nga elektorati gri, kurse Meta është më radikal dhe i drejtohet një elektorati më militant, në përgjithësi. Nuk e dimë nëse Meta do të japë dorëheqjen apo jo”, deklaroi Nazarko.

Në fund, Nazarko vlerësoi se Rama ka tentuar të ulë profilin e Kurtit. Ai shtoi se fushata dhe kandidimi i Kurtit në Tiranë është zhvillim i pazakontë.

“Albin Kurti po mban dy kostume. Kjo bën që gjuha e Kurtit të bëhet e ngatërruar. Kurti ka përdorur në Shqipëri një gjuhë të përmbajtur, edhe për shkak se nuk di skenarët që mund të ndodhin në Shqipëri, se me kë do i duhet që të bashkëpunojë. Rama tentoi të ulë profilin e Kurtit. Ta imagjinojmë sikur Rama të shkojë në Kosovë dhe të hapë degë të PS-së, do të ishte diçka e ngatërruar. Kurti mund të marrë vota të majta. Është zhvillim i pazakontë”, përmbylli Nazarko./a.p

Next Post
Frrok Çupi: Rrëzimi i Ramës, objektiv banditësh. Opozita është e çorientuar, nuk ka lider

Frrok Çupi: Rrëzimi i Ramës, objektiv banditësh. Opozita është e çorientuar, nuk ka lider

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregtarët e tregut industrial përplasen me ministren Spiropali: T’iu vijë turp që vini në Vlorë

Tregtarët e tregut industrial përplasen me ministren Spiropali: T’iu vijë turp që vini në Vlorë

January 31, 2026
Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

January 31, 2026
Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

January 31, 2026
Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

January 31, 2026
Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

January 31, 2026
“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

January 31, 2026
21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

January 31, 2026
Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

January 31, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Tregtonte droga të forta dhe përplasi makinën e policisë në përpjekje për t’u larguar/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës

January 31, 2026
Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In