• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kandidaturat në Himarë servilizëm i pështirë për t’i hyrë në qejf Greqisë”, Murrizi: Do të votonin edhe Kim Jong Un

by A R
05/08/2024 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një garë mes dy minoritarëve të cilën nuk e meritonte si ofertë bashkia e Himarës që nuk iu përket minoritarëve. Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN, Myslim Murrizi, sipas të cilit zgjedhja e kandidaturave minoritare ishte servilizëm për t’i bërë qejfin Greqisë. Murrizi thekson se nuk mund t’u shkosh qytetarëve me mercenarë, teksa shton që ata do të votonin edhe Kim jong un për shkak të konceptit të tufës sipas tij, që ka e majta në ndryshim nga e djathta.

“Është një garë mes dy minoritarëve gjatë së cilës nuk e meritonte si ofertë ajo bashki që nuk iu përket minoritarëve. Edhe ata që mbajnë ca letra greke dhe u është lidhur një pension më shumë është helenizim ekonomik për interesa se kanë pasur një pasaportë në xhep që më para 2010 kishte vlerë se lëvizje në Europë pa viza, pas 10 nuk e ka. Nuk mund t’u shkosh qytetarëve të zonës me mercenarë. Kjo është për të dyja palët pushteti kishte luksin se ka gjithë makinerinë e nevojshme përpos militantëve. E majta me të djathtën megjithatë në Shqipëri nuk ka të djathtë ndahen në konceptin e tufës me individin ata shkojnë në rresht ku u thotë partia. Edhe t’u çonte Kim Jong-Un kandidat do ta votonin, se kur futen te perdja u shfaqet Rama shoku Enver, apo Hysni Kapoja në Tërbaç. Nuk e brejnë shumë se ka shkuar Tavo nga Dropulli, por PD duhet të respektonte vlerat e individëve brenda sojit të vet, të pyeste strukturën e degës së PD dhe të çonte njeri që të merret miratim formal nga ata. Ishte servilizëm i pështirë për t’i hyrë në qejf Greqisë një e dërgoi lobi grek nga Amerika një minoriteti nga ishte”.

Duke folur për kodin zgjedhor, Murrizi thekson se nëse shkohet me ofertë detyruese në zgjedhjet e 2025, opozita nuk do të fitojë. Ai thotë se në fushatën e Himarës nuk u panë deputetët e zonës, por Flamur Noka që sipas tij do përkthyes në Himarë.

“Nëse shkojmë në 2025 me ofertë detyruese; o palaçon tim o të Ramës, o hajdutin tim o të Ramës, o mashtrusin tim o të Ramës. Nuk mund të rrezatosh frymë ndryshe dhe të ngjallësh besim pse duhet të të votojnë ty, për çfarë? Nuk e pashë deputetin e Vlorës Bujar Leskajn në fushatë as Ina Zhupën si deputet e Sarandës e Lukovës.  Flamuri do dy përkthyes në Himarë, edhe unë dua përkthyes në Himarë.  Copa jeshile nuk qepet me pe të kuq. Ço atje një njeri që e duan strukturat atje. Nuk ngjisin”.

Sa i takon akuzave për pazar të votës në Himarë, ai thotë që edhe opozita në Tiranë bashkëpunon me mazhorancën, sikurse ndodhi me ndryshimet në kodin zgjedhor.

“Nëse je roje stani dhe të vidhen delet jo gjithmonë është faji i hajdutit. Ti ulesh me kryehajdutin e tenderave dhe kryehajdutin opozitës, të PPP-ve, tokave, pse në Lukovë, Tragjas e lumin e Vlorës. Pse? Kur të sheh ty që ulesh dhe bën një kod bastard në parlament, pse ai poshtë e ka të ndaluar të bëjë pazar? Pse atij i kërkon hesap se është ulur me minipalaçon e katundit të vet pse bën pazar? Unë e di që nuk pëlqehem nga këta. Edhe nëse mërzitet Berisha nuk ma ndjen hiç. Unë nuk bëj pazar me lirinë time. Nuk i llogaris për frymorë fare, kur bashkëpunojnëme qeverinë kryesore me qenin e stanit këtu dhe i kërkojnë llogari këtij poshtë”.

Ai thekson se opozita do të dërgojë mercenarë edhe në zgjedhjet e 2025-ës dhe ngre disa pikëpyetje.

“Qysh kur shkele parimin për të cilin ngrite frymë dhe ishte e fortë në 6 mars, qysh kur sjell dy birbo nënkryetar pa vote ke çeduar. Ka qenë me e fortë fryma opozitare në Rithemelim e Foltore pa vulë dhe pa këta fëlliqësira që duan të bëjnë fole për zgjedhjet. Tani nuk është më ai entuziazëm. A the për parti konservatore apo konservash? A the për parti që do respektosh votat apo rrotat ti çosh pa votë në krye të strukturave merr Luçiano boçin dhe çoje në Shkodër, çfarë lidhje ka Boçi në Shkodër? Merre Salianjin dhe çoje në Korçë Luçianon lërë në Elbasan pse do ta prishësh me zor atë lidhje individuale që kanë këta politikanë. Këto pyetje ia dërgoj Berishës. Ç’punë ka Gazi në Fier? Ky lloj mercenarizmi është kopje e shëmtuar e pisllëkut që bën mazhoranca. Siç ua plasa qelbwsillwkun e herësit në surrat Lulit dhe Ramës dhe do të bashkohem fort me ata që do padisin 1/3  e listës së mbyllur të Oerdit dhe Damianit”.

Sipas tij “drafti është bërë në mënyrë sekrete nga dy skuthë jo demokratë, se ofendohen demokratët. Demokratë janë 507 mijë vota që ia dhanë në kushte raprezalje në ‘93 janë ata që kanë mbajtur opozitën gjallë dhe nuk kanë fituar një kokërr kripë nga pushteti. Këta nuk janë të zgjedhur. Ai që bëri negociata Oerdi nuk mund të ishte në parlament duhet të ishte Igli Cara. Le të shkonte Boçi që theu herësin do të ishte shumë dinjitoz. Është monopolizimi i grupit të ardhshëm parlament çfarë fiton vendi nga këta 25 eunukë?

/a.r

Next Post
Kryenin vjedhje në Strugë, arrestohen dy shqiptarët nga Librazhdi

Kryenin vjedhje në Strugë, arrestohen dy shqiptarët nga Librazhdi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In