• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati i PS, Shehi: Nuk tërhiqem nga gara! Tensionet e Tiranës s’mund të transferohen në Kavajë

by Java News
05/05/2017 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kandidati socialist për kryetar bashkie në Kavajë, Klodian Shehi deklaroi dje, se nuk do të ketë tërheqje nga ana e tij për garën e së dielës, më 7 maj. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Shehi u shpreh se ai do të vijojë projektet për bashkinë dhe u bën thirrje qytetarëve të Kavajës që të shkojnë të qetë në votimet e së dielës.

Shehi zëvendëson Elvis Rroshin në bashki, pas heqjes së mandatit për shkak të problemeve me dekriminalizimin. Ai shprehet në intervistë se në Kavajë çdo gjë është normale.

“Këto probleme janë vetëm probleme të tensioneve politike, të cilat kërkohet të përçohen nga Tirana drejt qytetit të Kavajës”, tha Shehi.

Zoti Shehi, a është kandidimi juaj për kryetar bashkie në Kavajë një betejë e vështirë, duke pasur parasysh që ish-kryetari Elvis Rroshi është akuzuar për probleme me drejtësinë? Një gjë e tillë, a ka ndikuar te qytetarët?
Unë nuk e mendoj si betejë, por si një angazhim para qytetarëve të mi.

Keni dalë në këtë garë me projekte të reja apo me ato që janë në vazhdim?
Ka projekte që janë në vazhdim tashmë, por do të ketë edhe projekte të reja, sepse Bashkia e Kavajës ka një staf, i cili punon me dinamizmin e duhur.

Si është situata apo gjendja e qytetarëve të Kavajës? Si ju presin ata në takimet që ju keni çdo ditë?
Klima në Kavajë është e qetë, klimë e një qyteti të cilit i ka ndryshuar fytyra, sepse ka 6 vite që punohet. Tashmë është në drejtimin e duhur për sa u takon reformave dhe ndryshimeve që qyteti apo bashkia e madhe pëson dita-ditës.

Ju deri tani jeni drejtues i Bashkisë së Kavajës dhe nuk e keni për herë të parë. Çfarë të rejash do sillni?
Të rejat do të jenë në bazë të investimeve që Bashkia e Kavajës ka marrë përsipër të bëjë, krahas ndryshimeve që një qyteti i duhen çdo ditë, siç janë ndryshimet në infrastrukturë, investime në bujqësi e shumë të tjera, për të cilat ky qytet ka shumë nevojë.

Keni një projekt që do ta zbatoni të parin sapo të merrni mandatin?
Prioriteti kryesor që ka bashkia është që këtij qyteti t’i kthehet tradita e një qyteti bregdetar, ku turizmi shqiptar apo turizmi i huaj të gjejë në Kavajë atë çka meriton. Investimet në bujqësi janë një tjetër prioritet i ynë dhe që janë investime që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e banorëve të zonës së Kavajës. Kavaja ka shumë investime për të bërë në këto zona.

Prej ditësh ka zëra që ju do të tërhiqeni nga kandidimi. Opozita do të bëjë një protestë ditën e diel në Kavajë për të ndaluar zgjedhjet. A ka një vendim tuajin për tërheqje?
E kam dëgjuar edhe unë këtë. Shpeshherë kam pasur edhe telefonata nga miqtë e mi, por realisht nuk qëndron asgjë. Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë./gsh.al/ma.me

Next Post
PD, konfuze në kërkesat e saj

PD, konfuze në kërkesat e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In