Gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, kandidat për Gjykatën Kushtetuese, Rexhep Bekteshi, do t’i nënshtrohet Vetingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Rexhep Bekteshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës me datë 19 prill, ora 12.15.
Po ashtu, KPK ka shpallur trupën gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Firdes Shuli.
Rexhep Bekteshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, kandidat për Gjykatën Kushtetuese do të vlerësohet për ligjshmërinë e pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional.
Edhe Dhorina Theodhori, prokurore /drejtuese në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë do t’i nënshtrohet Vetingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Dhorina Theodhori, drejtuese në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë me datë 18 prill, ora 10.00.
Po ashtu, KPK ka shpallur trupën gjykuese të përbërë nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja, Genta Tafa (Bungo).
Dhorina Theodhori, drejtuese në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë do t’i nënshtrohet Vettingut për ligjshmërinë e pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional.
g.kosovari