• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati për kryetar i PD: Nuk ka më vend për teatër politik, Basha zhbëri partinë. Berisha kërkon të bëhet…!

by Java News
30/11/2021 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edvin Kulluri, kandidati për kryetar të PD-së ka folur për situatën aktuale në Partinë Demokratike, ku Lulzim Basha ka bërë thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor ndërsa ish kryeministri Sali Berisha ka ftuar demokratët për mbledhjen e Kuvendit më 11 Dhjetor.

Në emisionin “Top Talk”, Kulluri paralajmëroi se nuk ka më vend për teatër politik në Partinë Demokratike. Sa i përket gjuhës së shantazhit ndërmjet palëve, Kulluri thotë se i vetmi akt i pastër në politikë ose e vetmja veprimtari e qartë politike në PD në 4 vitet e gjysmë të fundit është ajo e grupit kritik të PD.

Kulluri: Kuvendi do të nxjerrë përgjegjësinë e humbjeve të njëpasnjëshme, shkeljes së statutit dhe të gjitha principeve të tjera për të cilat unë me disa kolegë mund të kemi 4 vjet e gjysmë që e luftojmë. Kemi ndërmarrë dhe akte e kemi dhënë dorëheqjen nga Këshilli Kombëtar. Unë mendoj që e tërë trupa nuk shkon për të zgjedhur një kryetar. Kur them që kam kontakte me njerëzit, e di se çfarë thonë.

Më datën 11 Dhjetor, do shkojnë të gjithë ata që duan të ç’bëjnë atë parti që në fakt është ç’bërë nga Lulzim Basha. Jo vetëm kaq, por aty nuk ka një person, do të ketë 4000 e ca njerëz, mendje e vullnete të cilët do të jenë të ndarë edhe në grupe të tjera. Ndarja e parë, deri më 11, të gjithë kanë një qëllim. Pyetja e dytë, nëse është votëbesim për Berishën apo jo, duhet parë po të ketë garë. Kjo është një sfidë që demokratët e kanë me të tashmen dhe të ardhmen e tyre.

Nuk jam i sigurt nëse ajo sallë ka një qëllim unanim për çështjen e kryetarit të partisë dhe forumeve të reja që do të dalin pas datës 11. Më duket i pavend konstatimi që ky Kuvend është për të emëruar një kryetar tjetër. Është jashtë axhendës së Kuvendit. Berisha ka shfaqur ambicien për të qenë kryetar i PD. Vullneti i demokratëve se kush do të jetë kryetar është çështje tjetër. Mund të fitojë, të humbë, të fitojë thellë ose të humbë me një votë. Nuk ka më kohë për teatër në Partinë Demokratike. Kjo është çështja. Ne nuk jemi teatër, jemi tek muaji i tretë i shkrimeve kritike për teatrin që ka ndodhur katër vjet e gjysmë në parti.

Dyrnjaja: Shoh gjuhë të vjetër shantazhi ndërmjet palëve, nota nënkuptuese, të tërthorta, një gjuhë e shëmtuar, që të kujton kohët e shkuara, pra nuk ka terma dhe politikë moderne.

Kulluri: Besoj që i vetmi akt i pastër në politikë ose e vetmja veprimtari e qartë politike në PD në 4 vitet e gjysmë të fundit është ajo e grupit kritik të PD dhe grupimeve në PD. Nëse flasim për identifikim përballë kryetarit të partisë, kjo është në një kuptim jo para politike por niveli bazik. Nëse flasim për politikë të pastër, është ajo që kemi bërë në statutin 2018 me kërkesat për dorëheqjen e Bashës më 2017, me iniciativën që morëm pas 25 prillit dhe gara për kryetarin e PD që u vodh në mënyrë të hapur dhe të paturp nga lidershipi i partisë./m.j

Next Post
Moti i keq, kreu i emergjencave civile Haki Çako: Problem akset rurale

Moti i keq, kreu i emergjencave civile Haki Çako: Problem akset rurale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

March 3, 2026
Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In