• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati i PD: Meta po shkel Kushtetutën, ta shkarkojmë para se të betohet

by A R
02/06/2017 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndër surprizat e listave të PD, ishte edhe Romeo Gurakuqi, i pari i listës së PD-së në Shkodër. Gurakuqi është një njeri që tërë jetën e tij ia ka kushtuar botës akademike, arkivave, historisë së Shqipërisë.

Romeo Gurakuqi, në një intervistë për  dritare.net  rrëfen, pjesëmarrjen e tij në politikë aktive tanimë dhe problemet kryesore me të cilat po përballet sistemi politik shqiptar që duhet ndryshuar dhe përshtatur me republikën e re. Ai akuzon Metën, se si president është në shkelje te Kushtetutes, pasi po ben fushate per LSI.

“Presidenti  i zgjedhur e ka shkelur kushtetutën, sepse vazhdon të bëjë fushatë në një kohë kur ai duhet shkarkuar sepse e ka shkelur kushtetutën dhe siç duket e ka të qartë se nuk do të jetë president republike, nuk do ta marrë mandatin, sepse radha i vjen shkarkimit të tij”- thote ai.

Zoti Gurakuqi, ju keni gërmuar në arkivat e Londrës dhe Beogradit për të zbardhur historinë e Shqipërisë dhe themelimin e shtetit modern shqiptar. Hyrja në politikë si kandidat i sigurt për deputet a do të thotë që e keni lënë pas karrierën akademike, për të nisur tanimë karrierën politike?

Është e vërtetë unë kam studiuar në arkivin e Londrës, dhe kam punuar me dokumentacion parësor arkivor, italian dhe amerikan. Përsa i përket shkëputjes nga bota akademike, absolutisht jo, ajo është një punë që unë nuk e prek për asnjë lloj arsye.

Aktualisht veç përfshirjes në fushatë, unë punoj 4-5 orë në ditë, natën dhe herët në mëngjes, është një punë që do të kurorëzohet brenda pak muajsh me një histori të re të Shqipërisë nga viti 1939 deri në fund të vitit 1946.

Pra, veç angazhimit politik, unë do të vazhdoj të jem pedagog, pranë studentëve.

Zoti Gurakuqi, si u lajmëruat se jeni kandidat për deputet?

Unë nuk e dija që isha  kandidat, e kam marrë vesh në orën 00:35 minuta, pas disa telefonatave që më kanë ardhur nga miqtë të cilët e kishin parë në media.

Nuk keni komunikuar me Bashën?

Po, më ka marrë Basha në telefon nga mesdita, thjesht më ka pyetur nëse isha dakord për të qenë në listat e PD, por nuk kam pasur asnjë lloj informacioni tjetër, ku do isha dhe cili numër do të isha në listë.

Ju keni kërkuar disa herë reformimin e së djathtës në Shqipëri, a mendoni se tanimë është reformuar e djathta dhe partia, ku ju tanimë jeni kandidat për deputet?

Unë kam kërkuar reformimin e Republikës së Shqipërisë, që është një Republikë Parlamentare, me kompetencat e Presidentit të republikës të reduktuara në minimumin e pangjashëm me vendet të cilat duan të ecin në rrugën e progresit, si një vend pa kriza.

Pra jemi në një Republikë parlamentare të kontrolluar nga Parlamenti, të kontrolluar saktësisht nga partitë politike që nuk janë demokratizuar.

Kur flisni për mos demokratizimin e partive në Shqipëri, e përfshini edhe PD?

Unë bëj pjesë në listën e kryeministrit të ardhshëm, zotit Basha, i cili ka treguar mjaftueshëm seriozitetin për t’i thënë gjërat drejtë dhe ndershëm dhe unë këtë gjë e besoj, ashtu sikurse disa profesorë të rëndësishëm të botës akademike shqiptare e besojnë se ai do të bëjë çfarë është e mundshme për të ndërruar kuadrin ligjor, pra; kuadrin ligjor të partive politike shqiptare, që do të thotë si duhet të funksionojnë partitë në Shqipëri. Ndoshta do të merret  modeli spanjoll. Spanja e ka të vendosur në kushtetutë se cili është statuti model i një partie politike, në mënyrë që një parti politike të mos jetë bandë, që të jetë realisht demokratike, që të ketë  programe politike të bazuara në koalicione të gjëra interesash, dhe kjo do të jetë një prej reformave që do të vlerësojë PD dhe kryeministri Basha do të bëjë.

Pjesa e dytë ka të bëjë me reformimin e sistemit konstitucional. Shqipëria është një Republikë Parlamentare me spikatje të asamblesë dhe nuk ka një pushtet kundër balancës së parlamentit.

Unë e kam thënë por e ka përsëritur edhe zoti Ben Blushi që duhet reformuar  institucioni i Presidentit, jo vetëm të zgjidhet nga populli se nuk mjafton.

Pra ju jeni pro idesë që Presidenti të Zgjidhet nga populli?

Unë jam pro një presidenti me fuqi monokratike, që do të thotë pushtete për të zgjidhur krizat, pushtet për të zgjedhur kryeministrin për partitë që konfliktojnë njëra-tjetrën, një president që është garant i popullit dhe jo një president i një partie politike. Ju e shihni presidenti  i zgjedhur e ka shkelur kushtetutën, sepse vazhdon të bëjë fushatë në një kohë kur ai duhet shkarkuar sepse e ka shkelur kushtetutën dhe siç duket e ka të qartë se nuk do të jetë president republike, nuk do ta marrë mandatin, sepse radha i vjen shkarkimit të tij. Kushtetuta e ka përcaktuar se që në momentin e zgjedhjes ai duhet të bëjë dorëheqje nga aktivitetet politike, por atë e ke në çdo aktivitet.

Duhet ndryshuar kushtetuta tek pjesa e presidentit, që të marrim modelin e Sllovenisë, Rumanisë apo edhe Italisë, ku nuk zgjidhet nga populli.

Zoti Gurakuqi a mund të më thoni se cila është puna ose reforma më e mirë e qeverisë “Rama” në 4 vite qeverisje, p.sh reforma në arsim?

Rama çdo gjë e ka bërë mbrapsht, që do të thotë, se duhej reformuar sistemi arsimor në vend, duhej, në fakt ca ndërhyrje klienteliste në momentin e fundit e kanë shformatuar projektin e disa prej profesorëve të nderuar, kryesuar nga profesor Arjan Gjoncaj dhe Ardian Civici, që bënë një model ekselent të risistemimit të reformës në sistemin arsimor, të cilin e ka dëmtuar politika. Por, për të mbajtur pushtetin, duhet të bësh kompromise të paprincipta me palë të tjera, ato kanë shtrembëruar sistemin dhe gjithë sistemi në arsim është dëmtuar nga qokat bashkëqeverisëse të Edi Ramës.

A do të jetë Basha lideri që do të sjellë ndryshimet në Shqipëri, dhe a besoni tek lista Basha?

Patjetër, unë besoj sepse bëhet fjalë për dikë që ka folur drejtë. Unë kam dëgjuar të gjithë fjalimet e tij dhe kam bërë një analizë, Basha ka folur thjeshtë, ka kërkuar falje ku duhet kërkuar. Dhe unë besoj tek programi ekonomik i tij, sepse Edi Rama nuk e ka kuptuar kurrë që ajo që e mban shpresën gjallë është shtresa e mesme, dhe të dëmtosh shtresën e mesme për të bërë rregullimin e ministrive dhe fasadave kjo është ndër gjërat më të dëmshme. Unë jam një përfaqësues i klasës së mesme dhe në 4 vite që  ka ardhur Edi Rama, gjendja ime ekonomike ka rënë në masën 40%. /b.d

Next Post
Shkeli ligjin elektoral, shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Postës

Shkeli ligjin elektoral, shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Postës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush janë katër kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK-ut, pas Altin Dumanit

Kush janë katër kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK-ut, pas Altin Dumanit

December 11, 2025
Trump prezanton “kartën e artë”, një milion dollarë për vizë të përshpejtuar

Trump prezanton “kartën e artë”, një milion dollarë për vizë të përshpejtuar

December 11, 2025
Paratë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekordin e 817 milionë eurove në janar-shtator

Paratë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekordin e 817 milionë eurove në janar-shtator

December 11, 2025
Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

E enjta premton mot të mirë, dielli dominon në gjithë vendin, vranësirat do jenë kalimtare

December 11, 2025
Sot, seancë maratonë në Kuvend: Nga interpelanca me Ramën, te zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe raporti i ODIHR

Sot, seancë maratonë në Kuvend: Nga interpelanca me Ramën, te zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe raporti i ODIHR

December 11, 2025
Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

December 11, 2025
Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In