• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati i PS në Dibër premton investime në “Kamen”/ Gjiknuri: Sjellin autobusë me deputetë për votat tuaja

by Java News
29/08/2016 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i së majtës për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në njësinë administrative të Tominit dhe më pas në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë.

Gjatë takimeve në Tomin, Rama premtoi se do të investohet për zgjidhjen e problemit të mbetjeve dhe përpunimit të tyre ashtu sikurse për krijimin e një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm. Kandidati i mazhorancës premtoi asfaltim të rrugëve kryesore që lidhin fshatrat me qytetin ashtu sikurse sistemimin e rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza dhe ngritjen e mirëmbajtjen e kanaleve të vaditjes. Rama u angazhua për mbështetje me subvencione për bujqësinë e blegtorinë ashtu sikurse për krijimin e pikave për grumbullimin e produkteve bujqësore.

“Do të fillojmë me sistemimin e kanalizimeve, me sistemimin e kanalit Llixha-Tomin-Brezhdan. Sigurisht do të rikonstruktojmë edhe gjithë rrjetin e brendshëm vaditës. Do të lidhim ujësjellësin e kalasë me fshatrat Tomin, Pilaf, Rashnapoi, Doshisht. Ndërkaq, Brezhdanin, Ushtelenzën dhe Catushin do ta lidhim me Sopranikën. Zona juaj është një zonë blegtorale dhe bujqësore ndaj do të shtojmë subvencione në mënyrë që të rrisim të ardhurta tuaja e të zhvillojmë këtë sektor”, u shpreh kandidati Rama.

I shoqëruar nga kordinatori i Kryesisë së Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri, kandidati Muharem Rama u ndal edhe në një takim në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë. Gjiknuri komentoi edhe rreth akuzave të hedhura në publik nga ana e opozitës ndërsa tha se doktor Rama ka cilësitë më të mira për të qenë kryebashkiak i Dibrës.

“Filluan të akuzojnë, të nxjerrin lloj lloj akuzash sikur ne po përdorim mafie apo sikur ne po përdorim forma të tjera. Ju e shikoni, ata kanë zbarkuar e gjithë Partia Demokratike këtu me soj e me sorollop, me njerëz që nuk kanë lidhje me Dibrën. Vijnë bëjnë paradë para Bulevardit të Dibrës. Ja, unë ministër jam dhe vetëm me Muharemin për të fol me njerëzit në mënyrë shumë qytetare. Nuk ka nevojë t’ja marrësh votën dibranit duke sjellë autobuzë me deputetë. Dibranët janë njerëz të thjeshtë, duan komunikim të thjeshtë, e kanë njeriun e tyre të thjeshtë dhe nuk kanë nevojë për pompozitete siç bën Lulzim Basha. Po ju ofendojnë me ata që ju sjellin. Sjellin taborre nga Tirana, sjellin ish-zyrtarë e deputetë që nuk kanë lidhje me Dibrën. Marshojnë këtu në Dibër, dhe për cfarë? Për t’ju mbushur mendjen gjoja se sa i keq është Muharemi që ju ka shërbyer juve në mes të natës kur keni pasur nevojë”, nënvizoi Gjiknuri.

Next Post
Rusia heq ndalesën e fundit për fluturimet e turistëve drejt Turqisë

Rusia heq ndalesën e fundit për fluturimet e turistëve drejt Turqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In