• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati i Berishës në Shkodër i bie shkurt. Kopjon fjalë për fjalë përshendetjen e rivalit socialist

by A R
24/04/2023 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata elektorale në Shkodër ka marrë një vëmendje shumë të madhe mediatike në këto zgjedhje vendore. Kjo jo vetëm për shkak se gara mes dy kandidatëve duket shumë e fortë.

Partia Socialiste ka zgjedhur të çojë në Shkodër, atë që në fakt duket se nuk është as politikani e aq më pak socialisti tipik. Benet Beci, padiskutim një nga menaxherët më të mirë në vend, për shkak të aftësive të tij, arriti të punonte jo vetëm me qeverinë Berisha duke drejtuar projektin flamur të saj, atë të rrugëve rurale, por edhe të ishte ndër të paktët drejtues që nuk u përfshinë nga rrokada politike e 2013, e të vijonte punën me qeverinë Rama, për Rilindjen urbane, një program transformues në shumë e shumë qytete të vendit.

Përballë tij, koalicioni i drejtuar nga Ilir Meta, ka sjellë sërsh në garë Bardh Spahinë, kryetarin aktual të Bashkisë, një figurë thellësisht politike, aq sa nga zyrat përballë një lulishteje ku s’vihet dorë prej shumë vitesh, të urojë Finlandën për anëtarësimin në NATO.

Por përtej kësaj, ajo që bën lajm sot është mungesa totale jo vetëm e aftësisë, por edhe e etikës së njërit nga mbështetësit e Spahisë, kandidatit për këshillin bashkiak Ardit Behri.

Mbrëmë, ai ka publikuar në faqen e tij në Facebook një status ku tregon pse e ka pranuar ftesën e zotit Spahia për të qenë kandidat për këshilltar.

Por ka një problem, ai ka kopjuar në detaje statusin e Rudin Bekës, postuar me datë 1 prill, kur tregonte arsyet pse e pranoi bashkimin me ekipin e zotit Beci.

Rudin Beka është një emër shumë i njohur në Shkodër, i shkolluar jashtë e me aftësi shumë të mira menaxhuese e në marketing. Ai është pedagog në Universitetin e Shkodrës, si dhe zotërues i një biznesi inovativ në rajon.

Sigurisht, me të drejtë për shkak të profilit të tij, ai është shprehur se do të kontribuojë për turizmin në qytetin e tij. Po z. Behri? Atë nuk e njeh as Google.

Nuk mund të themi asgjë çafrë ka bërë ai, ama dy gjëra janë të sigurta: ka vjedhur statusin e Bekës dhe e ka postuar atë duke e shoqëruar me një foto në plazh. Ndoshta kontributi i tij për turizmin këtë nënkupton: kur të jetë kohë e mirë të shkojë në plazh.

Deshëm miqësisht, t’i kujtonim diçka z. Behri, fushatat e kundërshtarëve politikë duhen ndjekur që të jesh vetë gjithmonë një hap përpara, jo dy hapa pas.

/a.r

Next Post
Noizy në krah të Veliajt: E ke kthyer Tiranën në një qytet Europian; Të uroj fat dhe fitoren e kemi në xhep

Noizy në krah të Veliajt: E ke kthyer Tiranën në një qytet Europian; Të uroj fat dhe fitoren e kemi në xhep

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In