• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kandidati Arben Tafaj: Tirana e lodhur nga turbo-folku i politikës

by
09/05/2015 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Cilat janë arsyet që të shtynë për të zbritur në këtë garë?
E para dhe më kryesorja, kërkesa e mbështetësve të mi në rradhët e qytetarëve të Tiranës për një përfaqësim ndryshe në administrimin e qytetit. Kjo kërkesë më është drejtuar që prej disa vitesh, nga shumë bashkëqytetarë ,  shpesh në formën e pyetjes së drejpërdrejtë: A do të kandidosh për Tiranën?
Kam qënë i prirur ta shikoj këtë si një konsideratë personale ndaj meje, megjithatë mendoj se nuk është kjo arësyeja e vetme dhe as më kryesorja. Në fakt, kam vite që e ndjej se qytetarët janë lodhur nga zhurma e daulleve dhe turbofolkut të politikës së madhe, e cila, që prej 15 vitesh e kthen fushatën zgjedhore të Tiranës, në betejën e ‘Stalingradit’duke e parë postin e kryebashiakut si stazhi për lidershipin e PD-PS, ose si trampolinë për postin e kryemistrit, gjë që bie ndesh si me interesin e qytetarëve ashtu edhe me traditën perëndimore të drejtimit të kryeqendrave të mëdha. Mendoj se këtu jemi ndikuar disi nga ‘Modeli Shirak’:
Ishte Zhak Shirak i pari që mbajti postin e kryebashkiakut të Parisit për 3 mandate rrjesht, për t’u bërë më pas president i Francës. megjithatë nuk duhet të harrojmë se ai ishte kryebashkiaku i parë i Parisit pas njëqëind vjet abrogimi të këtij funksioni. Për më tepër ky precedent i Parisit, filloi dhe mbaroi me Shirakun; menjëherë pas tij në krye të Bashkisë së Parisit, erdhi Zhan Tiberi, politikan i një profili shumë më të ulët, por i cili,  nga ana tjetër njihej si një administrator shumë i mirë sepse kishte drejtuar midis viteve 1995-2001 për dy mandate gjashtë vjeçare rrjesht Njësinë Bashkike nr.5 të Parisit.
Ndërsa në Tiranë, kjo tendecë e ‘trampolinës për në politikën e madhe ’ po vazhdon pafundësisht,  çka e konfirmojnë edhe bashkiaket 2015 ku Kandidat i PS në pushtet është sërisht një ‘Yll i Ndritshëm’ i ‘Laburizmit të Ri Modern i cili po projektohet gjithnjë e më tepër si trashëgimtari politik i z.Rama, ndërkohë që PD ka zgjedhur një kandidaturë karizmatike dhe tekniciene nga fusha e mjekësisë, që sipas saj pret ‘rilindjen e Tiranës së bashkuar’  ‘para barkut të fryrë të Tiranës urbane’. Por unë mendoj se Tirana sot nuk ka nevojë për “obstret të shkëlqyer”, por për  nje Admninistrator të mirë qe e njeh qytetin dhe qe ka pervojen e duhur, administrative dhe politike, siç ndodhi me Zhan Tiberine, kryebashkiakun e dytë të  Parisit i cili vinte nga 12 vjet drejtimi te Njesise Bashkiake nr.5 të kryeqytetit Francez, ashtu sikurse unë vij nga një përvojë 12 vjeçare në drejtimin e Njësisë Bashkiake nr.8 të Tiranës.
Si është qeveris Tirana 4 vitet e fundit?
Katër vitet e fundit të qeverisjes së Tiranës kanë ndjekur trendin e tre mandatave pararendëse të tyre. Sigurisht, askush nuk mund ta mohojë, se në mandatin e parë të tij z.Rama, duke patur edhe mbështetjen e qeverisë socialiste, bëri disa aksione që bënë emër në Tiranë, por, pas marrjes së drejtimit të Partisë Socialiste, ai filloi të punonte gjithnjë e më pak ‘vetëm për Tiranën’ dhe ‘gjithnjë e më shumë jo vetëm për Tiranën’. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për z.Basha, i cili dy vitet e para të mandatit, i mbështetur edhe nga qeverisja e koalicionit PD-LSI u mundua të bënte disa lëvizje ‘ala europiançe’: plane 100 ditore me goditje të përqëndruar, moratorium, plan të përgjithshëm urbanistik… Por që pas marrjes në dorë të frerëve të lidershipit të PD, edhe ai ka punuar shumë më tepër ‘jo vetëm për Tiranën’. Nga ana tjetër, me z.Basha ndodhi po ajo që ndodhi edhe me z.Rama, kur ku i fundit pas humbjes së socialistëve në zgjedhjet e përgjithëshme të vitit 2005 u bë kryetar i PS. Ai u gjend para disa sfidave madhore, si përpjekja për të disiplinuar anëtarësinë e një partie që atij personalisht nuk i detyroheshin edhe aq, përpjekja për të futur një frymë dhe një filozofi të re në platformën ideore dhe atë programore të Partisë, siç ishte ajo ‘përtej të djathtës e të majtës’ e Laburistëve të Rinj Britanike etj, dhe çka ishte më kryesorja, të qënit në  opozitë, përballë një pozite të udhëhequr nga z.Berisha i cili përfaqësonte ‘Unin’ e padiskutueshëm të PD-së, dhe që dallohej si një njeri që nuk hapte rrugë lehtë.  E njëjta gjë po ndodh tani me z.Basha pas dorëheqjes se z.Berisha në vitin 1913.
Çfarë votash do të synojë Ben Tafaj në Tiranë, vetëm të tiranasve autoktonë apo të gjithëve sepse ka një perceptim për kandidatët e “vegjël” le të themi sepse synojnë të marrin vota lokale përgjithësisht?
Këtu duhet të bëjmë së pari një dallim midis perceptimit për kandidatët si ‘të vegjël’ apo të ‘mëdhenj’. Më e sakta do të ishte të thoshim “kandidatë të partive të mëdha me koalicione të gjera” dhe kandidatëve të pavarur, ose  kandidatëve ‘më vete’ me mbështetjen e subjektit të tyre politik, siç është rasti im.
Së dyti, duhet të kemi parasysh se staturën e kandidatit në zgjedhjet vendore, ndryshe nga ato parlamentare, nuk e bën partia por në rradhë të parë profili i tij individual, përvoja, marrëdhëniet me qytetarët, imazhi dhe aftësitë për të drejtuar.
Së treti: Për qytetet e mëdha si Tirana, me një popullsi mikse koncepti i ‘lokalizmit’ ose ‘autoktonisë’ siç jemi mësuar të quajmë ndryshe, është më tepër një realitet kulturor sesa një realitet demografik. Thënë ndryshe, ky qytet ka mbi 100 vjet që përballet me valë dyndjesh demografike nga treva të tjera të vendit. Sot të gjithë të ardhurit që nga vitet 1913 deri në vitet 1980 sot e quajnë veten ‘Tironsa’, përdorin dialektin e Tiranës, ose një gjuhë letrare me ngjyrim dialektor të Tiranës, madje edhe të afërmit e tyre në rrethet e tjera i quajnë ‘Tiranas’. Pastaj kemi të ardhurit pas viteve 1990, të cilët ende ruajnë një lidhje të fortë me vendet e origjinës, por që janë integruar jashtëzakonisht shpejt krahasuar me vendet e tjera ku kemi patur dyndje të tilla masive të popullsisë. Unë kam marrë për 12 vjet rrjesht votëbesimin e gjithë kësaj përbërjeje demografike në Njësia Bashkiake nr.8; Shtom pastaj këtu lidhjet e mija të origjinës dhe ato kulturore e familjare me banorët e rrethinave të Tiranës.  Thënë këto, mendoj se kam të gjithë të drejtën morale dhe të gjithë bagazhin e përvojës së duhur për t’i kërkuar votën çdo qytetari të Tiranës, i cili interesohet për qytetin ku banon më shumë se sa për pasionet politike dhe konfliktet e ‘politikës së madhe’.
Nëse mund të përmblidhet shkurtimisht, cili është projekti juaj elektoral?
Projekti ynë elektoral do të bazohet  në filozofinë e zhvillimit të qëndrueshëm i cili  do të mbështetet në dy boshte:
Drejtësia Publike: respektimin e të drejtës së çdo qytetari për të zhvilluar, mirëmbajtur apo meremetuar banesën apo pronën e tij,  dhe të gjitha të drejtave të tjera duke filluar që tek ato mjedisore e deri tek ato pronësore.
Mirëqënia Publike: respektimi i të drejtës së qytetarëve, në të gjitha zonat e banimit, për t’u shkolluar, dhe për të përfituar nga të mirat publike; ambjenti i pastër, shkollimi bazë i barabartë dhe në kushte të ngjajshme, ambjente publike dhe të gjelbërurar më të zgjeruara dhe më cilësore, kujdes shëndetësor parësor pa dallim për të gjithë qytetarët, etj.
Ndërsa program ynë elektoral do të bazohet tek një koncept që Tiranës i ka munguar që në fillim vitet 1990, ‘Zhvillimin e Integruar’.Detajet e këtij projekti do të shpërfaqen shumë shpejt me fillimin e fushatës elektorale. Por dua t’u garantoj qytetarëve diçka: nuk do të bëjmë fushatë gjeneraliste dhe negativiste, me fraza të përgjithëshme dhe sharje të kundërshtarit të cilat nuk thonë asgjë, por duke ofruar përvojën, aftësitë  drejtuese dhe një program kokurrues për Qytetin dhe Qytetarët.

Next Post

Shqipëria notë proteste Greqisë për kërkimet e naftës në detin Jon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Medreseja dhe Fresku, dy destinacionet e fundit të Ronald Bejkos/ Kandidati prezanton planin e tij për Tiranën te qytetarët

“Bilanci politik i Berishës, katastrofal”/ Bejko: Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët

December 30, 2025
Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

December 30, 2025
Nga 7 tetori nisin transaksionet në SEPA me BE, BSH: Komisionet do të jenë 5 herë më të ulëta

Euro e mbyll vitin 2025 në nivelin më të ulët historik, vetëm 96,6 lekë

December 30, 2025
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

“Qe ku osht….?” Buzhala me ironi: Këta përkrahësit e Albinit në Tiranë pse nuk vijnë me jetu në Prishtinë?

December 30, 2025
Arsyet e sulmit të dytë të Berishës ndaj “New York Times”

Kompania lobuese e Berishës pagesë 750 mijë dollarë për periudhën prill–gusht 2025, asnjë ndryshim për “non gratën”

December 30, 2025
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

“Me SHBA do fuqizojmë më tej partneritetin strategjik”/ Spiropali: Në 2026 presim Samitin e Diasporës

December 30, 2025
VIDEO-U bekuan me katërnjakë, 2 prej tyre nuk shikojnë! Prindërit tregojnë emocionet edhe sfidat..

VIDEO-U bekuan me katërnjakë, 2 prej tyre nuk shikojnë! Prindërit tregojnë emocionet edhe sfidat..

December 30, 2025
Masakra në Reçak me 45 viktima, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 21 personave

Masakra në Reçak me 45 viktima, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 21 personave

December 30, 2025
“Vjedhje si në filma”/ Grabiten 30 milionë euro dhe mijëra bizhuteri ari në një bankë! Zbulohet skema që ndoqën hajdutët dhe..

“Vjedhje si në filma”/ Grabiten 30 milionë euro dhe mijëra bizhuteri ari në një bankë! Zbulohet skema që ndoqën hajdutët dhe..

December 30, 2025
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com