Deputeti i PD Flamur Noka, anëtar i komisonit ad-hoc për Vettingun ka deklaruar se listat e kandidatëve për komisionet jantë të papranueshme.
Sipas tij, ato janë mbushur me prokurorë e gjyqtarë të PS. Sipas Nokës, në lista gjenden avokatë që nuk kanë mbrojtur asnjë çështje.
“Listat e Ramës për të bërë Vettingun janë të papranueshme. Në lista prokurorë e gjyqtarë të PS. Avokati i Popullit zbatoi dy standarte. Në listë avokatë që nuk kanë mbrojtur asnjë çështje”, tha Noka./a.m.