• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kandidatë për çmimin Nobel për Paqe edhe banorët e Lesbosit në Greqi

by Aalison Pearse Stevens
02/10/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e ishullit grek të Lesbosit, që kanë ndihmuar të shpëtojnë refugjatët në rrugën e tyre të rrezikshme detare nga Turqia në Greqi, janë midis kandidatëve për Çmimin Nobel të Paqes, që do të shpallet në Oslo të premten, më 7 tetor.

Nominimi ka ardhur pas propozimit të grupit global të aktivistëve “Avaaz”, që ka mbledhur më shumë se 670 mijë firma në internet, për këta banorë që i quan heronj të Egjeut, të cilët kanë hapur zemrat dhe shtëpitë e tyre për të kursyer qindra e mijëra jetë njerëzish, transmeton Tch.

Më tipikët midis tyre, gjyshja 85-vjeçare Emilia Kamvisi, fotografia duke ushqyer një foshnjë siriane e së cilës ka bërë xhiron e botës, si dhe peshkatari vendas Stratis Valiamos, që ka shpëtuar dhjetëra refugjatë nga mbytja me anijen e tij të peshkimit, e ka qenë dëshmitar kur deti Egje ka marrë dhjetëra jetë njerëzish.

“Nuk do të harroj kurrë një fëmijë të mbytur. Duhet të ishte 4 vjeç ose 3, i mbytur. Dhe doja ta merrja që të mos e lija në det, por nuk mundesha për shkak të stuhisë. E shihja, e më pas e humbja nga sytë. Dhe më larg ishte një fëmijë tjetër, e më pas një tjetër më poshtë”, tha Stratis Valiamos, banor i Lesbosit.

“Vinin fëmijët e shkretë të uritur. Dhe ne u bënim shoqëri e u jepnim për të ngrënë. I shihnim e na vinte keq. Fëmijët e shkretë që dridheshin e kishin ftohtë”, tha Emilia Kamvisi, banore e Lesbosit.

Çmimi Nobel për Paqe, si asnjëherë tjetër ka këtë vit 376 kandidatura. Sipas mediave greke, megjithëse banorët e Lesbosit kanë shumë mundësi për të qenë fitues të tij, “rrezikohen” seriozisht nga kandidatura e marrëveshjes së paqes në Kolumbi, para disa ditësh, që i dha fund një lufte gjysmëshekullore. (b.an)

Next Post
Italia lë jashtë Balotellin dhe Zazan

Italia lë jashtë Balotellin dhe Zazan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In