• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidat për kryetar të PD, flet Kulluri: Vendim i vështirë! Në garë duhet të shohim hënën dhe jo gishtin

by
29/10/2021 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koordinatori i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka njoftuar se ka shpallur kandidaturën për kryetar i PD-së në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen.

Kulluri në një intervistë për Ora News, për gazetaren Anila Zyberaj, është shprehur se ky vendim ishte nga njëra anë i vështirë dhe nga ana tjetër i lehtë.

Ai shprehet se “Foltorja” që ka nisur ish-kryeministri Sali Berisha ishte një bonus i madh për Partinë demokratike.

Edvin Kulluri: Dua të them se ky është një vendim i vështirë dhe i lehtë. Pas shumë vitesh pune dhe mundi në PD, besoj se në 4 vitet e fundit kam arritur të kurorëzojë një qëndrim timin personal të ashpër por të qartë ndaj lidershipit të partisë.

Ka qenë një bonus i madh që foltorja e Berishës dhe mbledhja e Kuvendit do të jenë një përmbyllje e tezave që kam ngritur unë dhe kolegët e mi. Ka qenë vendim i vështirë se përmblidhen arsye personale dhe politike. Nga ana tjetër është e lehtë pasi sot shumë njerëz më kanë përgëzuar shumë për këtë vendim që kam marrë.

Kandidati për kryetar i PD shprehet se nisma e Berishës ‘zgjoi’ delegatët dhe anëtarët për të kuptuar në cilin batak kishte rënë PD.

Edvin Kulluri: Foltorja e Berishës zgjoi shumicën dërmuese të delegatëve dhe të anëtarësisë së partisë për batakun që kishte rënë PD dhe nevojën urgjente për të gjetur një zgjidhje. Së pari për largimin e lidershipit të papërgjegjshëm dhe dështak, së dyti për t’i dhënë PD  një të ardhme të ndryshme.  Unë jam i shqetësuar për fatet e PD dhe jo për fatet e rilindjes.

Për Kollurin është kënaqësi që të garojë përballë Berishës, pasi edhe ky i fundit pak ditë më parë nga Kavaja shprehur kandidaturën për kreun e PD.

Edvin Kulluri: Është kënaqësi që të garoj krahë Berishës, apo përballë Berishës. E kam përkrahur Foltoren dhe  nuk ndihem keq për këtë sepse kam respekt jo vetëm për Berishën por edhe për historinë e PD.

Unë kam katër vite që flasë për këto çështje, dhe besoj që këmbëngulja dhe serioziteti që unë mendoj se kam besuar në këto principe më japin patjetër një vlerë të shtuar dhe një avantazh. Kjo nuk i heq të drejtën askujt për të reflektuar dhe për të ndryshuar mendim ashtu siç ka ndodhur në këto dy muajt e fundit.

Më tej shprehet se e rëndësishme është që tek PD të qëndrojnë parimet.

Edvin Kulluri: Njerëzit mund të lëvizin, por e rëndësishme është që parimet të qëndrojnë aty. Do jetë një garë që nuk duhet të shohim gishtin por hënën. Unë e kam drejtuar gishtin kohë më përpara, dhe jam i sigurt që do marrë mbështetje të konsiderueshme, kur të fillohet gara. Besoj se Kuvendi do të mbahet në Dhjetor por nuk dihet ende data e sigurt.

/b.h

Next Post
Informaliteti në punë/ Tatimet zbulojnë 316 profesione me paga të nëndeklaruara

Tatimi mbi pagat ndryshon, ja kategoritë që përfitojnë dhe sa është shuma. Përfshin 71,500 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In