Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd (FDH) në Serbi, që drejtohet nga Natasha Kandiç, ka deponuar padi ndaj dy pjesëtarëve të policisë serbe nën dyshimin se më 17 prill të vitit 1999 në Poklek të Drenasit kanë ekzekutuar 53 civilë shqiptarë, në mesin e të cilëve 24 femra dhe 23 fëmijë.
Në padi përmendet vetëm emri i Dragan Obradoviçit, komandant i Batalionit 86 të Njësisë Speciale të MUP-it, ndërsa nuk tregohet identiteti i komandantit të çetës të cilës i kanë takuar kryesit e krimit.









