• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kandari amerikan i farmacisë, Berisha sërish non grata por i gëzuar!

by Skënder Minxhozi
09/05/2025 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Loja duket perfekte dhe e peshuar me kandar farmacie. Në njërën anë fituesit e pritshëm të zgjedhjeve që duan heshtje nga Uashingtoni deri në 11 maj, në anën tjetër një lumë dollarësh opozitarë që shtyjnë drejt një qëndrimi çfarëdo në favor të Berishës, brenda kësaj date, më shumë sesa të PD dhe opozitës në tërësi. Lajmi se Departamenti i Shtetit ka reaguar ndaj një mesazhi online të një gazetari lidhur me statusin non grata të ish-kryeministrit Berisha, është nga ato gjetje lobistësh që flet sa një roman, edhe pa pasur asnjë manual sqarues nga pas.

Në thelb s’ka ndodhur asgjë. Proceduralisht Berisha vijon të jetë non grata në SHBA, në atë masë sa edhe ai vetë të enjten në darkë nuk gëzohej që mund të shkonte në Amerikë, por shprehej se Departamenti i Shtetit kishte thënë se ishte kundër linjës së Biden në politikën e jashtme.

Doktori di ta lexojë më mirë se kushdo mesazhin e kriptuar që vjen nga Uashingtoni. E kupton që kjo që ka ndodhur ka qenë një spostim milimetrik i qëndrimit amerikan ndaj tij dhe që vështirë se lëviz nga vendi ndonjë votë në zgjedhje, por që nuk e ndreq në themel as hallin e tij të vjetër me statusin non grata. Është një zhvillim që mund të (keq)përdoret në fushatë por që në esencë ka vlerën e një tollumbaceje me helium, nga ato që mbajnë në dorë fëmijët për festa.

Perandoria më e madhe e botës i ka gjetur prej kohësh mekanizmat për të rregulluar komunikimin me persona problematikë, liderë shtetesh me hije dyshimi mbi shpinë dhe me gjithfarë politikanësh të vendeve të treta që janë të sikletshëm ose të papranueshëm për linjën e saj zyrtare. Sjellja ndaj Sali Berishës është pikërisht aplikimi i një qasjeje të tillë. Një gjetje për t’i lënë atij të gëzohet aq sa mundet me deriçkën e vogël të hapur aq sa mund të fusësh hundën dhe në anën tjetër palës në pushtet i jepet mesazhi i heshtur se kundërshtarit tuaj kryesor nuk ju hoq statusi non grata në prag të zgjedhjeve.

Kjo zgjidhje gjysma-gjel, ky kompromis laraman për një çeshtje të nxehtë politike në vendin e shiponjave, është formula e peshuar deri në miligram nga qeverisësit e rinj të Uashingonit. Të cilët e shohin qartë dhe e dinë që shanset e fitores së aleatit të tyre të natyrshëm ideologjik janë fare të pakta dhe se socialistët do të vijojnë të jenë qeverisësit e pashqetësuar të Shqipërisë edhe për katër vjet. Mbajnë shënim milionat e Berishës, hedhin një frazë në parim se duan të thyejnë statu qouonë e Biden në politikën e jashtme, por vetëm kaq. Asnjë centimetër më shumë.

Berisha mbetet i skeduar por me asteriks, kurse Ramës i duhet të menaxhojë këtë tërmet të lehtë dyballësh pak ditë para zgjedhjeve. Një nga ato tërmete që të kujtojnë se qetësia dhe siguria janë nocione shumë relative në botën e re të Donald Trump, por që vështirë se do të rrezikojë ngrehinën elektorale të majtë në 11 maj. Të gjithë të kënaqur, të gjithë aty ku ishin. Përfshirë Amerikën në sfond!

Next Post
A meriton Lulzim Basha një tjetër shans?

Berisha+Meta+vota nga diaspora, ndoshta më pak vota se sa Basha i vetëm më 2021 (pa vota nga diaspora)

Comments 1

  1. Demçe says:
    10 months ago

    Berisha, I dhjerë, por krenar. ……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In